Nevil Dede, parimisht te Tirana
24/05/2005 Futbollisti konfirmon kontaktin me bardheblutë. Përveç Partizanit, një mundësi janë dhe kampionatet e huaja, por gjithçka varet nga oferta
Nevil Dede, parimisht te Tirana. Kjo është dhe e reja më e fundit në lidhje me kampin e kampionëve të saposhpallur. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili ka pohon se ka patur kontakte me drejtuesit e ish-klubit të tij, me të cilët ka gjetur gjuhen e përbashkët. Mbrojtësi i elbasanit, i zgjedhur dje në 11-shen e futbollistëve më të mirë të sezonit 2004-2005 pas një sondazhi të një të përditshmjeje sportive shqiptare, është shëndëruar në objekt dëshirash në merkaton e futbollistëve shqiptarë. Në kërkim të tij ishte vënë i pari Partizani, por duket se tashmë më pranë tij është ish-skuadra me të cilin kërkuar edhe trofetë më të shumtë në karrirenën e tij si futbollistit profesionist. “Mundësitë për t’u larguar nga Elbasani janë të mëdha, - u shpreh mbrojtësi 30-vjeçar, i cili ka pohuar ekzistencën e tratativave me dy nga skuadrat kryeqytetase, Partizanin dhe Tiranën. - Kam kontaktuar me drejtuesit e Partizanit, më të cilët kemi zhvilluar bisedime në lidhje me të ardhmen time në sezonin e ardhshëm, - nënvizoi Dede. - Po ashtu në bisedime jam edhe me Tiranën”. Por më afër tij duket se është ish-skuadra me të cilët militoi për shumë vite me rradhë. Arsyet janë të shumta. Këtë e pohon edhe vetë Nevili. “Unë akoma nuk kam kthyer përgjigjen time, pasi besoj se do të më duhet pak kohë për të vendosur. Por mendoj se mundësia me e madhe është për t’u rikthyer te Tirana. Jo vetëm se për momentin oferta është më e mira që kam marrë deri tani, por edhe për hir të lidhjes time për shumë vite me rradhë me këtë klub. Në takimin me drejtuesit më të lartë të klubit kemi arritur një marrveshje në parim. Por kjo nuk është përfundimtare”. “Divorci” Dede-Tirana u shënua pak para fillimit të sezonit 2004-2005. Shkak i kësaj prishjeje të marëdhënieve me bardheblutë erdhi pas disa problemeve të vogla me drejtuesit e rinj të klubit “donatorët”, të cilët i vonuan ofertën për të rinovuar kontratën. Gjithashtu si një tjetër pistë është dhe ajo e qëndrimet te Elbasani, por për momentin ka munguar oferta e portokallinjve për rinovim. Ndërkohë që për mbrojtësin e elbasanllijnve nuk mungojnë edhe ofertatt nga jashtë vendit. Të paktën një gjë të tillë ka lënë ai të kuptohet, kur i është përgjigjur pyetjes se sa e mundur është që ai të luajë në një kampionat të huaj. “Unë për momentin po vlerësoj ofertat e marra” - nënvizoi Dede në mbyllje të prononcimit të tij.