Ja gjyqtarët për ndeshjet e Shpresës
24/05/2005 Pragu i ndeshjeve eliminatore të vlefshme për Botërorin 2006, nuk do të shikojë të impenjuar vetëm Kombëtaren e Shqipërisë, por edhe përfaqësuesen Shpresa, e cila vazhdon konkurrimin e saj në eliminatoret e Kampionati Europian, për U-21. Si zakonisht, ekipi i drejtuar nga trajneri Hasan Lika, do të përballet më homologen e saj, një ditë para se Kombëtarja e Brigelit të ndeshet me Gjeorgjinë. Njëmbëdhjetë ditë para sfidës, mes përfaqësueseve shpresa, Shqipëri-Gjeorgji, UEFA ka caktuar tre gjyqtarët nga San Marino. Kështu, kryesor do të jetë Stefano Podeschi, asistent i parë Marcello Busignani, asistent i dytë z.Manuel Giusti. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" Elbasan, datë 3 qershor 2005, ora 16:00