Parimet jokundërshtuese dhe pavarësia e Kosovës
24/05/2005 Diksurs poli(e)tik
Diskutimi i z.Burns shënjoi strategji morale të SHBA-ve për paqen globale. Ajo i përcaktoi parimet, nuk i paragjykoi rezultatet. Pavarësia e Kosovës, duke qenë vlerë morale, sepse nënkupton vullnetin politik të shumicës, është shndërruar në parim themelor për strategji të tilla.
Ai që i mbron parimet morale, shënjon një strategji të pranueshme politike, ndërkohë që për realizimin e saj vullneti politik është esencial. Kjo nënkupton që parimet morale janë çdoherë jokundërshtuese me këtë vullnet. Kosova është provë e realizimit të tij në praktikë.
Paneli për Kosovën në Kongresin Amerikan, në të cilin referoi ndihmëssekretari i Shtetit për politikë, Nicholas Burns, para se të dëshmojë për një politikë të vendosur amerikane për zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës, dëshmoi për ekzistimin e disa parimeve jokundërshtuese politike të administratës amerikane për vullnetin politik të popujve. Madje, dëshmia e tij s’ka se si të shihet ndryshe, pos si mbrojtje e këtyre vlerave. E ai që mbron parimet morale, shënjon një strategji të pranueshme politike, ndërkohë që për realizimin e saj vullneti politik është esencial. Kjo nënkupton që parimet morale janë çdoherë jokundërshtuese me këtë vullnet.
Por, pse mund të thuhet që dëshmia e z.Burns është inkurajim i vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës për pavarësi?
Së pari, z.Burns dëshmoi në kongres se “status – quo”-ja e shtang lëvizjen politike. Në parim, një çështje e pazgjidhur është një vatër potenciale e krizës. Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet, sepse e qetëson rajonin. Nëse institucioneve të Kosovës u është vënë barriera e standardeve si vlerës është shumë e çmueshme. Nëse, sikur ka ndodhur, ajo u është vënë si mundësi eksperimentimi për të hipotetizuar rezultatin e tyre sipas masës së interesave të tyre, kjo nuk është aspak politikë e moralshme. Standardet janë vlera jo barriera. Ato synohen, por nuk maten me kut, nuk janë ngjarje, por proces. Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sipas të tjera vullneteve dhe pastaj të kërkohet respektimi i domosdoshmërive morale dhe politike. SHBA-të e çmojnë zgjidhjen e menjëhershme.
Së dyti, administrata e SHBA-ve dëshmoi gatishmërinë për relativizmin e antagonizmit politik të instancave “të mëdha” politike (OKB-së para së gjithash) në favor të pragmatizmit politik dhe të strategjisë politike për shtrirjen globale të demokracisë. Kosova administrohet nga OKB-ja. Kjo nënkupton që statusi i saj duhet të vendoset në KS të OKB-së. Por, si do të relativizohet heterogjeniteti në qëndrime dhe institucioni i vetos politike si kërkesë për fuqizim politik? Kjo e kthen çështjen në kërkim të një politike aktive, të ndërtuar si vlerë morale, për të argumentuar zgjidhje të drejtë të saj. Më 1999, SHBA-të e anashkaluan këtë organizatë për të mbrojtur një të drejtë të madhe humane. Sot, për ta mbrojtur po këtë vlerë dhe qëndrimin e saj ndaj kësaj të drejte, ajo do të detyrohet të vë në lëvizje mekanizmin politik për shkak të moralit të brendshëm politik. SHBA-të do të marrin rol udhëheqës për shtyrjen përpara të statusit të Kosovës.
Së treti, njohjen e vërtetë dhe përcaktimin a emërtimin e mirëfilltë të problemit të Kosovës: pamundësinë për të zhvilluar institucione të mirëfillta demokratike për shkak të statusit të pazgjidhur dhe dështimin e bashkësisë ndërkombëtare në shtrirjen e kërkesave të tyre karshi Kosovës, për të ndërtuar institucione demokratike, ndërkohë që ato kanë qenë duarlidhur për ta bërë këtë. Ekziston një vlerë e mirëfilltë morale në politikë: liria e popujve për të vetëvendosur. Kosova do të zhvillohet, nëse përkrahet në këtë proces. Ajo nuk mund të zhvillojë demokraci të mirëfilltë, si pjesë e shtrirjes së demokracisë globale, nëse mbahet duarlidhur. Statusi është hapi drejt zhvillimit të demokracisë.
Së katërti, administrata dëshmoi pragmatizmin politik “të udhëkryqeve” të diplomacisë amerikane në raport me aleatët e saj evropianë dhe pafuqinë e këtyre të dytëve për të gjeneruar ide për zgjidhjen e politikave; sprovat e mëdha kërkojnë politikë aktive. Kjo është dëshmuar në konfliktin e Kosovës, tash ka rastin që të ridëshmohet në mbrojtje të parimeve të vetvetes. SHBA-të janë promotor të mbrojtjes së vlerave, aleatët evropianë, qoftë edhe duke e kundërshtuar atë praktikisht, do të detyrohen ta mbrojnë parimisht.
Së pesti, z.Burns e adresoi jokonstruktivitetin politik te pozicioni që Beogradi ka mbajtur karshi Kosovës dhe ia ofroi atij mundësinë e fundit për ta kthyer atë drejt praktikës parimore politike. Përkthyer me terma të tjerë, kjo do të thotë se Beogradi do të përballet me dilemën: t’i pranojë parimet demokratike ose ta emërtojë vetveten si faktor të jostabilitetit politik në rajon. Pika e katërt është sintezë e kërkesave të shënuara më lart: ekziston një vullnet moral, i cili e determinon vullnetin politik, ekziston po ashtu edhe një faktor, i cili synon ta pengojë atë me çdo kusht: Serbia. SHBA-të, prijës në shtrirjen globale të demokracisë, ia bën me dije asaj (Serbisë) se ka dy rrugë: ta njohë vullnetin politik si vlerë morale, ose të bart pasojat e asfiksisë së saj politike. E para, do ta shpinte atë në integrimin në Evropë, e dyta në zhbërje. Heqja dorë e Serbisë nga jokonstruktiviteti do të nënkuptonte hapjen rrugë njohjes formale të pavarësisë së Kosovës, sepse vlerat morale do të determinonin zgjidhjen. SHBA-të e paralajmëruan mundësinë e rishqyrtimit të rolit politik të Beogradit.
Përmbledhtas, po them se fjalimi i z.Burns në Kongresin amerikan ishte provë për të dëshmuar ekzistimin e parimeve morale të demokracisë, esencën e kësaj politike, si përpjekje për të dëshmuar edhe aftësinë për të udhëhequr në të gjitha lëvizjet politike globale. Tekefundit, sulmet e vitit 1999 ndaj forcave serbe janë bërë për shkak të këtyre parimeve. Mbi bazën e tyre do të vendoset edhe për statusin. Nëse në atë kohë është anashkaluar një organizatë si OKB-ja, kjo ka ndodhur për të mbrojtur parime më të mëdha: ato humane. Tash, kjo duhet të ndodh për t’i mbrojtur këto vlera dhe për të arsyetuar promotorizmin global të demokracisë. Karakteri human është pjellë e moralit politik e morali politik respekton vullnetin e qytetarit. Madje, ai është esencë e tij.