E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani jep dorëheqjen nga posti i sekretarit Juridik

Autori i Lajmit: Redaksia

Duket se punimet në Asamblenë e Partisë Socialiste nuk kanë kaluar aq paq. Vetëm pak minuta pasi Asambleja kishte filluar punën, për të diskutuar mbi ndryshimet statutore të Partisë më të madhe opozitare, zërat kundër kanë kundërshtuar ndryshimet dhe më pas kanë bojkotuar edhe Asamblenë. Pak pasi kishte filluar mbledhja, Ylli Manjani ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit për Çështjet Ligjore në PS dhe ka bojkotuar Asamblenë në mënyrë demonstrative. Të njëjtin veprim Manjani e ka bërë edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë, ku pas një debati ai ka braktisur Asamblenë.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›