Hitzlsperger i bashkohet Wolfsburgut

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 17:15
Wolfsburg ka transferuar mesfushorin gjerman Thomas Hitzlsperger i cili ishte futbollist i lirë pas rënies së West Hamit nga Premierliga sezonin e kaluar.
29 vjeçari i cili bëri emër në Aston Villa, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Bundesliga.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Wolfsburg. Klubi ka ambicie të mëdha dhe një trajner të shkëlqyeshëm” tha ai.
Pas largimit nga Aston Villa më 2005, Hitzlsperger kaloi një aventurë të suksesshme në Stuttgart para se të kalon një sezon dëshpërues te skuadra italiane Lazio.