E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariga huazohet në Sociedad

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 17:45

McDonald Mariga është larguar nga Inter duke u huazuar te skuadra spanjolle Real Sociedad.

Klubi spanjoll ka konfirmuar marrëveshjen për huazimin e 24 vjeqarit me mundësi të blerjes së tij në fund të sezonit.

Mariga ka pranuar kushtet e ofruar nga Sociedad dhe do të nënshkruan kontratën me klubin spanjoll pas përfundimit të testeve mjekësore.

Ai iu bashkua Interit në janar 2010 por bëri vetëm 21 paraqitje në Serie A dhe 26 në total në të gjitha garat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›