Kharja në Fiorentina

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 16:45
Houssine Kharja është futbollist i ri i Fiorentinës pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga Genoa.
Kharja i është bashkuar klubit Viola në pronësi të përbashkët dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për të tretin.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura por thuhet se ai i kushtoi klubit toskan rreth 3 milionë euro.
29 vjeçari u kthye në Genoa këtë verë pas kalimit të gjashtë muajve të fundit në formë huazimi te Inter.
Nerazzurrët vendosën kundër blerjes së tij në fund të sezonit.