Hobi për tatuazhe, u kushton me hepatitin B dy të rinjve
19/10/2004
BERAT – Një çudi ka ndodhur këto ditë në qytetin e Beratit. Si pasojë e vendosjes së tatuazheve zbukuruese në pjesë të ndryshme të trupit, dy persona të seksit mashkull janë infektuar duke marrë hepatitin B. Burimet zyrtare nga spitali infektiv i Beratit bënë të ditur se, dy javë më parë në këtë spital janë shtruar dy pacientë të prekur nga hepatiti B, (verdhëza) dhe vazhdojnë të kurohen në repartin e infektivit. I njëjti burim bëri të ditur se dy të sëmurët e kanë marrë sëmundjen nga bërja e tatuazheve në pjesët e trupit.
“Në fillim na pëlqeu vendosja e figurave të ndryshme në pjesët më të dukshme të trupit, por na kushtoi shtrenjtë, duke na rrezikuar seriozisht shëndetin, në shpenzime të hollash dhe duke qëndruar 20 ditë në spitalin infektiv”, tha njëri prej pacientëve, i cili nuk do të identifikohet me emrin e mbiemrin e plotë, por tregoi inicialet e tij E.D., banor i lagjes “Çlirim”.
I njëjti pacient, që, tashmë sapo ka dalë nga spitali, tha gjithashtu se, “pasioni për pikturimin e figurave në pjesët e trupit më çoi te një person në lagje, që ende pikturon në duar, në krahë, në shpatull, datëlindje, koka gjarpëri, figura abstrakte, vajzash si dhe figura të ndryshme. Në fillim stampisti i tatuazheve të pikturon me laps figurën që ti e pëlqen dhe më pas fillon ta stampojë në lëkurë figurën me një gjilpërë me bojën dhe ngjyrën që dëshiron. Këtë veprim kreu edhe tek unë pikturisti, tha 20-vjeçari E.D., por më kushtoi shumë shtrenjtë, sepse pas disa ditësh fillova të ndjenja një këputje të trupit, m’u pre oreksi dhe kur shikohesha në pasqyrë fytyra më dukej e verdhë. Më pas ishin njerëzit e shtëpisë, ata që më detyruan të shkoja për vizitë te mjeku dhe rezultova i sëmurë, i prekur nga hepatiti B”, tregon E.D.
Por, pa kaluar as një javë nga shtrimi i pacientit në spital, erdhi një tjetër pacient me të njëjtën sëmundje, i infektuar nga i njëjti hepatit B, tha shefi i pavionit të spitalit infektiv, mjeku Petraq Ceca.
“Sapo e vizitova të sëmurin A.Bishka, banor i të njëjtës lagje ‘Çlirim’, dallova se rezultonte i prekur nga hepatiti B (verdhëza). Edhe me këtë pacient filluam mjekimin intensiv me kurën 21-ditëshe”, pohoi mjeku Ceca.
Edhe pacienti i dytë ka kryer të njëjtin ritual te i njëjti person në të njëjtën lagje “Çlirim”.
“Unë nuk them të ndaloj pasionin e të rinjve për të pikturuar në pjesët e trupit figurat që duan, që i kanë pasion apo për hobi, por mënyra e pikturimit artizanal sjell vetëm viktima dhe të sëmurë, ndaj duhet ndaluar”, tha mjeku Ceca.