Virusi gripal, 70 fëmijë vizitohen në ditë te mjeku
19/10/2004 KORÇË - Virusi gripal i vjeshtës ka bërë që shumë fëmijë të dërgohen në pediatrinë e qytetit dhe në qendrat e tjera ambulatore. Burime nga spitali i Korçës bëjnë të ditur se, kjo është një situatë e rëndë për fëmijët, të cilët nuk ishin të imunizuar nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave.
Një nga mjeket pediatre, Teuta Mullixhiu, bën të ditur se në çdo ditë vetëm në një ambulancë rajonale në qytetin e Korçës paraqiten deri në 40 fëmijë.
Por gjendja është më e rëndë në spitalin e Korçës. Mjekë të këtij spitali bëjnë të ditur se, edhe në urgjencën e pediatrisë paraqiten rreth 30 raste, ku fëmijët ankohen nga dhimbjet dhe heqja e barkut. Gjithashtu virusi gripal shoqërohet edhe me temperaturë të lartë. Më tepër nga ky virus janë prekur fëmijët që gjenden në ambiente kolektive si shkolla dhe kopshte.
Nga ana tjetër, mjekët shprehen se situata e këtij virusi është nën kontroll dhe mund të minimizohet duke shtuar kontrollin e prindërve për të ruajtur fëmijët të mos rrinë në ambiente të ftohta dhe të vishen sipas stinës.