Ndërtimorja “pushton” natën dhe nga deti Kakomenë, shkatërron me dinamit pesë lokale
19/10/2004 SARANDË - Një ditë më parë muret mbajtës të disa lokaleve të shërbimit, të ngritura prej vitesh në Kakome, janë gdhirë me zgavra të hapura nga shpërthimet e dinamitit. “Thyerja” e ndërtimorëve nga postoblloku i banorëve niviciotë disa ditë më parë dhe sprapsja e tyre nga operacioni i planifikuar i prishjeve në Kakome, ka qenë vetëm i përkohshëm. Dje ka shkuar në vend fadroma e policisë ndërtimore, e cila ka shkatërruar pjesërisht eliminimin e pesë lokaleve që gjendeshin atje.
Përballë kësaj sjellje të policisë ndërtimore, Ladi Kumi, kryeplak i fshatit Nivicë, shprehet i zhgënjyer, pasi, ndërsa ishte ndarë me mirëkuptim pas dialogimit me krerët e policisë ndërtimore, i është dashur të përballet me sjelljen e tyre “hajdutçe”, të prishjes natën të objekteve dhe për më tepër të “zbarkimit” nga deti.
“Atë që ramë dakord të mos e bënim nga toka, tregon kryeplaku i fshatit, Ladi Kumi, ndërtimorët e bënë në mënyrë klandestine nga deti”.
Sipas Kumit, mësohet se rreth orës 04.00 mëngjesit të djeshëm janë dëgjuar plasje të fuqishme dinamiti që vinin nga gryka e Kakomesë. Sipas kryeplakut, mësohet se ishte vetëm një rastësi që plasjet me dinamit nuk kanë marrë jetën e rojes, që është vendosur atje nga ana e fshatarëve.