I ikën gruaja me fëmijët në Amerikë, helmon veten me benzinë
19/10/2004 FIER - Nuk ka përballuar dot largimin e familjes së tij për në Amerikë, ndaj në një gjendje depresive i ka dhënë fund jetës së tij të re. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së hënë, në Mbrostar-Ferko, një lagje periferike e qytetit të Fierit.
Sipas policisë lokale, mësohet se 33-vjeçari Arjan Ferko i ka dhënë fund jetës së tij, duke pirë një sasi të madhe benzine, të mjaftueshme për t’u intoksikuar.
Ngjarja
Pasi është mbyllur në shtëpi, 33-vjeçari ka rrëmbyer një shishe benzine që kishte në depon e shtëpisë dhe e ka pirë atë me një frymë. Nuk kishte thirrur për ndihmë askënd, ndërkohë që kishte qenë njëri nga fqinjët, një djalë 30-vjeçar, i cili luante letra ose rrinte me të gjatë orëve të gjata të darkës, i cili rastësisht, si çdo natë, kishte shkuar në banesën e tij. Pasi e ka gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, ai është larguar menjëherë për të thirrur njerëz të tjerë për ndihmë. Menjëherë e kanë dërguar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, por megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesjen e mjekut, Kilo Stoja, 33-vjeçari nuk mundi të shpëtonte dhe ka vdekur rreth orës 10.00 të ditës së djeshme.
Motivi
Sipas fqinjëve mësohet se, 33-vjeçari Ferko i ka dhënë fund jetës, pasi nuk kishte mundur të përballonte jetën i vetëm, pa familjen e tij. Fqinjët tregojnë se për këtë arsye ai kishte rreth 3 muaj që gjendej në një gjendje depresioni.
Në korrik të këtij viti, gruaja e tij, Lindita 28 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e vegjël është larguar në Amerikë dhe prej asaj kohe nuk i kishte dërguar asnjë lajm burrit
të saj.
Në këto kushte, Arjani nuk ka përballuar dot largimin e familjes dhe sidomos fëmijëve dhe i mbetur vetëm qysh prej 3 muajsh, ai vendosi t’i japë fund jetës