“Rruga Durrës-Kukës, pse nuk shitëm bono”
Qeveria ka marrë 230 milionë euro kredi nga bankat tregtare për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Në fakt kjo është kredia më e madhe që ka marrë deri më tani qeveria shqiptare.
I pyetur nga gazeta zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka sqaruar se, cilat qenë arsyet që qeveria mori kredi tregtare dhe nuk ble bono thesari për financimin e këtij projekti. "Interesat e bonove të thesarit janë më të shtrenjta se sa kredia. Interesat e kredisë janë eurobor plus 1.25, ndërsa interesi i bonove të thesarit tremujore janë 6.3 për qind, ndërsa po ta marrësh 15-vjeçare interesi i bonove shkon nga 9 deri në 10 për qind", tha ai. Pra, interesi i kredive pranë këtyre bankave është më i ulët sesa i bonove të thesarit. "Të mos harrojmë që kemi edhe fenomenin tjetër për inflacionin. Nëse i merr këto para borxh nga bono thesari, do të rritet kërkesa në treg dhe për rrjedhojë rritet edhe kostoja e financimit", u shpreh Shehu. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është prioritet i qeverisë “Berisha”. Për këtë arsye përveç huasë nga bankat e huaja, pjesa më e madhe e fondit të investimeve nga buxheti i shtetit janë të adresuara për financimin e kësaj rruge. Sipas premtimit të bërë nga kreu i qeverisë, ndërtimi i kësaj rruge pritet që të përfundojë në fund të vitit 2009.