Holanda cinike kalon në 1/8-at e finaleve
Leonard Karaj
Holanda fiton dhe kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Botërorit. Përpos kësaj në fushë u pa sërish një skuadër që mundohet të kontrollojë lojën por nuk shikon shumë për të krijuar lojë.
Mungojnë vertikalizimet, sulmet nga krahët dhe për më tepër sulmuesit janë ende në ditët e tyre të errëta. E nëse ndaj Danimarkës u desh një devijim i mbrojtësit Simon Poulsen në portën e tij për zhbllokimin e rezultatit, ndaj Japonisë mjaftoi një gjysmë gafë e portierit Kavashima pas gjuajtjes pa shumë pretendime të Uesli Shnajderit, që “tulipanët” të merrnin edhe një fitore tjetër.
Vlen të theksohet se Holanda, më shumë se për të sulmuar portën e Japonisë mendoi të kontrollonte mesfushën duke mbajtur sa më gjatë topin. Ndërsa mjaftuan vetëm 8 minuta presion në fillimin e pjesës së dytës për të gjetur golin e avantazhit. Shnajder goditi fuqishëm nga hyrja e zonës dhe portieri japonez ka grushtuar keq, duke bërë që topi të devijojet duke përfunduar në rrjetë. Më pas aziatikët u hodhën në sulm dhe rrezikuan në disa momente, por porta e Stekelenburg mbeti e paprekur. Pak minuta para përfundimit Ibrahim Afelaj ka pasur dy shanse të arta për të dyfishuar, por është treguar i pasaktë. Ndërkohë, japonezët mund të kishin barazuar në minutën e fundit, por sulmuesi Okazaki goditi mbi traun e portës edhe pse ishte ballë për ballë me portierin holandez.
është një Holandë tjetër kjo e Van Marvjik. Nuk luan një futboll të bukur, por kërkon nga minuta e parë deri në të fundit që minimalisht të mos pësojë gol. Mban gjatë topin në këmbë por i mungon sulmuesi i vërtetë, “pyka”, ai që duhet të prekë për herë të fundit topin drejt rrjetës. Van Persi nuk është në formën e tij më të mirë, ndërsa tekniku Van Marvjik është ende në dilemë për t’i dhënë një vend titullari sulmuesi të Hamburgut Eljro Elia, edhe pse ky i fundit ka treguar si ndaj Danimarkës dhe dje me Japoninë se ka cilësitë të mira teknike. E megjithatë fakt është se Holanda është skuadra e dytë, pas Argjentinës që siguron kalimin për më tej, edhe duke mos prodhuar një futboll të bukur.
Holandë-Japoni 1-0
Shnajder: 53'
Kartonë të verdhë: Van der Viel 36'
Gjyqtarë: Hektor Baldasi (ARG)/ R.Kasas dhe H.Maidana
Holanda: Stekelenburg, Van der Viel, Heitinga, Matijsen, Van Bronkhorst, Van Bomel, Kajt, De Jong, Van Persi (Huntelar 87’), Shnajder (Afelaj 82’), Van der Vart (Elia 72’). Trajner: Bert Van Marvjik
Japonia: Kavashima, Abe, Komano, Tanaka, Nagatomo, Endo, Matsui (Nakamura 64’), Okubo (Tamada 77’), Hasebe (Okazaki 76’), Honda, Nakazava. Trajner: Takeshi Okada.
Holanda Statistika Japonia
9 Gjuajtje 10
5 Gjuajtje në portë 3
18 Faulle të shkaktuar 11
11 Faulle të pësuar 17
4 Goditje këndi 5
5 Goditje dënimi 11
2 Jashtëloje 1
38 Kohë fiktive/lojë 24
61% Mbajtje e topit (%) 39%
Kamerun-Danimarkë 1-2
Shënues: Eto’o 10'/ Bendtner 33’,
Romedalh 61’
Kartonë të verdhë: Basong 49', M’Bia 75’
Gjyqtar: Horge Larrionda (URU)
Kameruni: Hamidou, Asou-Ekoto, N’Koulou, Basong (Idrisiu 72’), Song, Xheremi, Eto’o, Emana, Uebo (Aboubakar 78’), Enoh (Makoun 46’), M’Bia. Trajner: Pol le Guen
Danimarka: Sorensen, K.Poulsen, Kjaer, Ager, Jakobsen, Gronkjaer (Kahlenberg 66’), Tomason, Jorgensen (Jensen 46’), Bendtner, S.Poulsen, Romedahl. Trajner: Morten Olsen
Kameruni Statistika Danimarka
23 Gjuajtje 13
15 Gjuajtje në portë 7
9 Faulle të shkaktuar 12
19 Faulle të pësuar 9
6 Goditje këndi 2
18 Goditje dënimi 11
1 Jashtëloje 1
38 Lojë fiktive 36
54% Mbajtje topi (%) 46%