E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, e gjitha “e veshur” portokalli



Dita e djeshme ka qenë e tëra nën ngjyrat portokalli për Holandën. Kompanitë më të mëdha kanë ndryshuar logot e tyre, duke vendosur sfond portokalli. Ndonëse një ditë e dielë dhe pushimi, pothuajse çdo person, i cili vihej re rrugëve të qyteteve, kishte të veshur apo të vendosur diçka me ngjyrën që personifikon mbështetjen ndaj kombëtares së “tulipanëve”. Në sheshet më të mëdha të qyteteve, mijëra tifiozë ishin mbledhur duke festuar së bashku dhe ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Autoritetet lokale kishin menduar edhe për ato pak njerëz, të cilët do t’i kapte orari i ndeshjes duke udhëtuar, duke vendosur në aeroportin më të madh të vendit një televizor gjigand, ku transmetimi i ndeshjes ofrohej pa pagesë. Të vetmit që nuk kanë parë ndeshjen ditën e djeshme kanë qenë forcat e policisë, të cilët kanë punuar me orare të zgjatura, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›