Poliklinikat, paketë e re barnash për sezonin e verës
Rritet vigjilenca e qendrave shëndetësore për sezonin e verës. Jo vetëm për të përballuar fluksin e pacientëve nga virozat e helmimeve nga ushqimet, por poliklinikat janë pajisur dhe me paketën e shërbimeve të posaçme për këtë sezon. Disa nga medikamentet shtesë janë ato ndaj pickimeve nga merimangat apo gjarpri. "Rëndësi tek kjo paketë i kemi dhënë edhe medikamenteve specifike për verën, siç janë për shembull medikamentet që nevojiten në rast pickimi nga gjarpri, merimanga, medikamente që duhen për trajtimin e diareve, që janë sëmundje që shtohen gjatë verës. Qendrat shëndetësore janë të mirëpajisura, janë të gatshme për të pritur, për të dhënë kujdesin shëndetësor", shprehen burime pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore. Përfaqësuesit e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, thonë se personeli në të gjitha qendrat që ofrojnë shërbim mjekësor do të jetë i gatshëm, pasi në këtë sezon personeli do të punojë edhe me turne.