E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSU, kërkohet shkurtim i afateve për tenderët



Këtë vit realizimi i teserave në spitalin më të madh në vend është përmirësuar ndjeshëm. Por ndërkaq bluzat e bardha dhe krerët e QSU kërkojnë shkurtim të afateve procedurale. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" njofton se gjatë 6-mujorit të parë janë realizuar një pjesë e mirë e investimeve dhe tenderëve në këtë institucion. "Janë realizuar 90 për qind të tenderëve, ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e tyre janë në rrugë e sipër", ka pohuar Dashi. Sipas tij, ajo që vlen të theksohet është se për vitin 2010, buxheti si për barnat bazë, ashtu edhe për citostatikët është rritur. Përkatësisht për barnat ka një rritje prej 67.57 për qind më shumë se viti 2009, kurse për citostatokët një rritje prej 60 për qind. Tenderët e materialeve të mjekimit përfundojnë në fund të këtij muaji tërësisht, ndërsa janë realizuar një pjesë e mirë e tyre. Ajo që mjekët dhe drejtuesit e QSUT theksojnë është ndryshim i Ligjit të Prokurimeve për ilaçet dhe materialet mjekësore. Ndryshimi, sipas tyre, të konsistojë në shkurtimin e afateve kohore. Kjo, do të bënte të mundur realizimin e tenderëve në një kohë më të shkurtër, në mënyrë që të gjitha barnat të jenë prezentë në pavijone në të njëjtën kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›