Për një zgjidhje afatgjatë
Dritan Ylli
Një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.Për këtë ka nevojë Shqipëria e prag-reformave të mëdha ...integruese, të cilat do të kulmojnë me ëndrrën shumëvjeçare të liberalizimit të vizave me BE. Këtë në fakt po kërkon Parlamenti Europian për Shqipërinë, e artikuluar qartë dhe prerë nga goja e dy personave kyç në hartimin e rezolutës më të fundit, Fule dhe Rucek. Këtë ka kërkuar dhe po kërkon me insistim edhe maxhoranca qeverisëse, e përbërë nga PD dhe LSI. Që në atë moment kur opozita filloi të investojë të gjithë energjitë e saj, për betejën e "hapjes së kutive", tashmë e modifikuar në togfjalëshin "transparencë të procesit zgjedhor", maxhoranca është treguar e gatshme për dialog.
Sot më shumë se asnjëherë tjetër, Shqipëria është më afër Europës, në përpjekje për të arritur ato standarde që kërkohen për t'u vendosur në krah të vendeve europiano-perëndimore, si një partnere. Dhe për këtë sot, më shumë se kurrë, klasa politike shqiptare duhet të tregojë veten se ka vullnet për të dalë mbi interesat meskine dhe personale. Ajo duhet të mendojë më shumë për një vizion më largpamës për qytetarët shqiptarë.
Europa e ka drejtuar gishtin pikërisht tek kjo klasë politike. Ata kërkojnë nga politikanët shqiptarë të ndërgjegjësohen njëherë e mirë, që të mendojnë për një qëndrueshmëri dhe stabilitet politik. Kjo do të pasonte si rrjedhojë edhe realizimin e atyre reformave që do të garantonin zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.
Dhe duke qenë se vërtet në një demokraci funksionale, gjithçka fillon nga vota e lirë dhe e garantuar, kryereforma që do të siguronte pa dyshim një qëndrueshmëri politike, pavarësisht se kush do të ishte fituesi i radhës i zgjedhjeve, do të ishte Reforma Zgjedhore.
Drejtuesit e maxhorancës, si Berisha ashtu edhe Meta, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, duke kuptuar drejt se vendi duhet të kryejë reforma serioze për të bindur partnerët e BE për proceset integruese, u shprehën qartazi për përmirësimin e kuadrit ligjor, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Por, përgjigjia e kampit opozitar ishte një qëndrim refraktar dhe i pakuptueshëm. Në asnjë moment, opozita nuk tregoi me veprime dhe jo me fjalë, atë vullnet të mirë që kërkohet për reformat. Përkundrazi krijoi barriera artificiale për realizimin e tyre. Prej një viti, opozita shqiptare ka ndjekur një kurs të ndryshëm nga direktivat që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar. Ajo më shumë është angazhuar në përpjekje për krijimin e një krize artificiale, e cila në mënyrë indirekte është bërë pengesë e ecurisë normale të proceseve zhvillimore dhe integruese. Dhe e gjitha kjo erdhi si rrjedhojë, se Rama nuk mund të pranonte kurrsesi humbjen e PS në zgjedhjet parlamentare, pasi kjo do të vinte në pikëpyetje edhe pozicionin e tij në krye të PS.
E vërteta është se çdo ditë dhe më shumë po qartësohet se kërkesat e PS, nuk kanë të bëjnë me ndonjë kauzë apo betejë që ia vlen të "luftohet". Lëvizjet e opozitës, që gjithnjë dhe më tepër shfaqen të çoroditura dhe kaotike, janë kryekëput në funksion të qëllimeve të lidershipit aktual, për të ruajtur të forta pozitat brenda PS. Ditët e fundit, ky fakt u kristalizua qartë si drita e diellit. PS bëri një autogol, teksa po kërkon një komision hetimor për procesin zgjedhor, duke harruar, që maxhoranca këtë mundësi ia ka ofruar prej disa muajsh.
Nëse do të merrnim të mirëqenë tezën tjetër, atë që PS gjoja po lufton vërtetë për një kauzë të madhe, siç mundohen ta shesin drejtuesit e saj, atëherë duhej të kishte një angazhim serioz për Reformën Zgjedhore. Sepse pa asnjë dyshim apo ekuivok, zgjidhja afatgjatë e krizës e ka emrin, Reformë Zgjedhore. Alibia që kërkon të ngrejë Rama përmes transparencës së procesit zgjedhor, nuk mund ta pengojë kurrsesi, angazhimin e partisë më të madhe në opozitë për nisjen e procesit për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor. Transparenca dhe reforma zgjedhore, nuk e përjashtojnë kurrsesi njëra-tjetrën, përkundrazi shkojnë në një sinkron, që nëse do ekzistonte vullneti i duhur, do të ishte mjaft i dobishëm për arritje të mëdha dhe historike që e presin Shqipërinë.
LSI dhe lideri i saj, Meta të investuar gjithnjë në funksion të zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata, të cilat i duhen sot Shqipërisë, kanë nisur një fushatë të fuqishme për fillimin e kryereformës që ka nevojë vendi, për t'i dhënë një zgjidhje afatgjatë krizës artificiale.
Por, sërish i pakuptueshëm dhe absurd krejtësisht ka qenë hezitimi, dhe për më tepër pengesa e drejtuesve aktualë të Partisë Socialiste, për t'u përfshirë në atë dialog konstruktiv, që kërkohet me ngulm nga BE për klasën politike shqiptare. Ky dialog në radhë të parë dhe mbi të gjitha do të duhej për të zhvilluar një kuadër ligjor, që do të garantonte një administrim të procesit zgjedhor, sipas standardeve të vendeve europiano-perëndimore.
Mungesa e këtij vullneti nga ana e lidershipit të PS, përbën me të vërtetë një lajm të çuditshëm politik, nisur nga këndvështrimi horizontal i ngjarjeve. çdo opozitë në botë, në mos merr iniciativën e para për hartimin e një Kodi Zgjedhor, që do t'i jepte asaj sigurinë më të madhe për zgjedhjet e radhës, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të refuzojë apo të ketë një angazhim kundër. Në radhë të parë standardet për votën e lirë janë në interes të opozitës, e cila dialektikisht përpiqet dhe pret të fitojë në çdo zgjedhje të radhës. Pra ky angazhim i PS, për një reformë zgjedhore, pritet për vetë interesat e opozitës dhe elektoratit të saj. Por natyrisht në kushtet e Shqipërisë, çdo kontribut për të arritur standardin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, që të mos kontestohen gjithnjë në fund të çdo procesi, do të ishte shumë i rëndësishëm për interesat e vendit. Por, për çudinë e të gjithëve, me të ashtuquajturën "opozitë", sot po ndodh ndryshe. çudia shtohet edhe më shumë kur PS shfaq një kompleks, një shqetësim të dukshëm, një mungesë dëshire të qartë, sa herë që flitet për reformë zgjedhore.
Ndërkohë që kemi një angazhim dhe vullnet serioz dhe pozitiv nga ana e maxhorancës për një proces, që synon përmirësimin e Kodit Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR, që janë dhe institucionet që monitorojnë mbarëvajtjen teknike të votimeve, nga PS vijnë reagime të ankthshme dhe aspak të kuptueshme. Nëse do të analizohet përtej pjesës së dukshme të ajsbergut, veprimi aktual i PS, nuk mund të shikohet i pavarur nga disa faktorë dhe në radhë të parë nga ndërvarësia që PS ka sot me Bashkinë e Tiranës. Kreu aktual i PS, po gëzon ditët e fundit të mandatit të tretë, tejet formal dhe i konsumuar (thuhet se ka deleguar edhe firmën) në krye të Bashkisë së Tiranës. Rama erdhi në krye të PS, duke shfrytëzuar jo pak aferat e lidhura me postin e tij të kryebashkiakut. Si rrjedhojë e kësaj, përpjekjet e tij do të jenë të jashtëzakonshme që të mos e lëshojë këtë koncesion të patjetërsueshëm, që i jep atij sigurinë e ruajtjes së postit të kreut të PS.
Duke qenë se betejat e drejtpërdrejta dhe me fair-play, nuk janë "zanati" i Ramës, ai do të synojë dhe do të përpiqet me çdo kusht që të marrë një garanci paraprake. Do të mundohet me çdo kusht që të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore, duke refuzuar të hyjë në garë, deri në gjetjen e "kompromisit". Dhe në fakt kjo është edhe arsyeja e vërtetë që Rama kërkon ta shtyjë sa më shumë edhe nisjen e procesit për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor. Por, çdo lloj kompromisi, pa realizimin e reformave që garantojnë stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë, do të jetë burim gjenerimi për krijimin e krizave politike. Ndaj kohërat e fitoreve pa beteja në kushte të barabarta, duhet të perëndojnë për të gjithë, duke mos përjashtuar edhe zotin Rama.