Quo vadis shoqëri civile
Elsa Ballauri
Shoqëria civile është një nga termat për të cilën aktualisht ja vlen të flasësh e të diskutosh gjatë. Fenomeni i saj u (ri)shfaq në Shqipëri në fillim të vitit 1990 dhe sikurse ndodh zakonisht në kohë të reja, edhe fenomenet e reja mezi zënë vend.
çështja e shoqërisë civile është e lidhur me realitetin shqiptar, me psikologjinë dhe politikën shqiptare dhe handikapi i saj i vazhdueshëm është një pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj gjendjeje. E megjithatë, sipas qëllimit dhe parimeve që kanë formëzuar lëvizjen e shoqërisë civile, gjendja e saj është shqetësuese prandaj të diskutosh tani mbi këtë temë, është një domosdoshmëri.
Shkurtimisht do të ndalem në një përcaktim të përgjithshëm të termit të shoqërisë civile, për të mos e kufizuar atë vetëm me shoqatave jofitimprurëse (ende të përmendura shpesh si shoqata jo qeveritare).
Ishte Ciceroni, filozofi dhe ligjbërësi romak që krijoi fjalën: societas civilis. Megjithëse Ciceroni nuk ishte i pari që foli mbi këtë concept. Sokrati i grekëve mësonte se konfliktet brenda shoqërisë duhet të zgjidhen nëpërmjet argumenteve publikë, duke përdorur "dialektikën", një formë e dialogut racional për të zbuluar të vërtetën. Ndërsa për Platonin, shteti ideal ishte ajo shoqëri në të cilën njerëzit dedikoheshin për të mirën e përgjithshme, praktikojnë virtute civile të mënçurisë, kurajos dhe drejtësisë. Megjithëse Mesjeta e zbehu konceptin e shoqërisë civile, duke mos e prekur pothuajse fare, ai rilind në fund të periudhës së Rilindjes europiane, ku Thomas Hobbs thoshte se "njeriu në natyrën e vet ka kapicitet për t'u bashkuar në mënyrë vullnetare për çështje të përbashkëta dhe për të ruajtur paqen në shoqëri", e po ashtu, koncepti i John Lock-ut ishte për ta konsideruar shoqërinë civile si një komunitet që është i domosdoshëm në jetën shoqërore, një mbretëri ku të drejtat dhe virtytet rrjedhin nga ligjet natyrale. E megjithatë në këtë fazë të para-modernizmit, këta filozofë nuk e konsideronin ende fushën e shoqërisë civile të ndarë nga ajo e shtetit/qeverisë, ata vetëm se projektuan aktorët, konceptin e bashkimit të qytetarëve për aksione të përbashkëta, për të ruajtur dhe pasuruar vlerat e individit. Kjo teori ka qenë edhe baza e teorive të ardhshme të të drejtave të njeriut.
Në periudhën moderne të shekullit të 18, filozofi gjerman Hegel, e ndryshoi plotësisht kuptimin e shoqërisë civile, duke vënë në pah kuptimin e saj liberal modern, si një formë e shoqërisë të tregut që kundërshton institutin modern të shtetit-komb. Ndryshe nga më parë, Hegeli e përcaktoi shoqërinë civile si një mbretëri më vete, një "sistem nevojash" që qëndron për kënaqësinë e interesave individuale dhe pronës private. Gjithashtu, ai tha se shoqëria civile u ngrit në një periudhë të veçantë të kapitalizmit dhe i shërbeu interesave të tij që ishin të drejtat e individit dhe prona private.
Natyrisht që në Shqipëri ka pasur një histori të paraluftës së dytë botërore të shoqërisë civile. Në disa qytete të zhvilluara të asaj kohe, si Korça, Shkodra, por kryesisht zëri i intelektualëve shqiptarë u ndje jashtë vendit në Europë dhe Amerikë.
Historia e re e shoqërisë civile shqiptare fillon prej vitit 1990, kur filluan të funksionojnë e të lindin opinionet e lira të individëve dhe të grupimeve të ndryshme. Duke qenë se është një mekanizëm midis tregut të lirë/ njerëzve dhe shtetit/qeverisë, si e tillë shoqëria civile ka një hapësirë shumë më të madhe sesa vetë organizatat joqeveritare, një teori kjo e mbetur e njëjtë që në periudhën e filozofëve të mësipërm. Duke e gjykuar të tillë, shoqëria civile fiton një peshë jashtëzakonisht të madhe në jetën e një vendi dhe shpesh ajo është dominuese në veprimtarinë dhe proceset e zhvillimit të tij. Shpesh herë ajo ka qenë dhe mbetet promotore e lëvizjeve dhe ndryshimeve të mëdha. Megjithëse, ardhur nga një periudhë e egër e izolimit dhe mungesës së lirisë, fillimi i demokracisë shqiptare ka në bazën e vet edhe kontributin e aktorëve të shoqërisë civile, që megjithë elementët letargjikë, ekzistonte.
Kanë kaluar shumë vite dhe nëse fillojmë diskutimin mbi shoqërinë civile nga e para, kjo është e dhimbshme...madje edhe nëse e nisim atë nga mesi. Prodhuesit më të mëdhenj të energjisë negative kundër Shqipërisë, janë vetë shqiptarët, kjo gjithashtu ka gjeneruar pengesa të mëdha edhe në sektorin e shoqërisë civile. Shoqëria civile ka pasur një jetë me shumë zigzage, të cilat ngrihen dhe ulen në varësi të momenteve historike të vendit. Duke mos pasur përvojë të gjatë, ajo i afrohet dhe i largohet misionit të saj në varësi të interesave.
Në fillim nisi në mënyrë pasionante, madje praktikoi shumë edhe vullnetarizmin, një nga elementët e domosdoshëm që krijojnë vlera solide dhe afatgjata. Më vonë, kryesisht, ajo cenoi në këtë mision, por jo plotësisht. Ky është edhe një proces i natyrshëm, i cili bën të mundur seleksionimin. Në këtë pikë, për fat të keq seleksionimi nuk ia arriti shpesh herë qëllimit: sepse nisën të precipitojnë organizata dhe të tjerë aktorë, të cilët nuk ndoqën parimet e shenjta të misionit të tyre, por anti-vlerat tronditëse që shoqëria dhe politika shqiptare po i shfaqte me shpejtësi marramendëse. Këto faza kanë ndodhur disa herë, kryesisht sa herë politika tronditej thellë. Kështu shoqëria civile nuk mundi të kryejë rolin e leader-it të mençur për te zgjidhur konflikte, por u ngatërrua vetë në konfliktin e pazgjidhshëm. Ky fenomen shfaqet edhe në vende të tjera të Europës Lindore dhe me të drejtë studiuesi kroat, Srdan Dvornik, i quan përfaqësuesit e shoqërisë civile "aktorë pa shoqëri".
Janë disa çështje të rëndësishme, që për fat të keq nuk e kanë ndryshuar shumë përmbajtjen që prej vitesh.
Së pari, marrëdhënia e shoqërisë civile me politikën. Natyrisht që kemi një skenë të re, madje prej disa vitesh. Në fillim të viteve '90, politika e shpalli shoqërinë civile armike të saj, organizatave shpesh iu desh të luftonin ketë koncept. Rezultati negativ: shpesh vetë aktorët e shoqërisë civile u mësuan të paragjykojnë edhe njëri-tjetrin sipas stilit të politikës. Një gjë e tillë ndodh edhe tani.
Politika e kuptoi rëndësinë e shoqërisë civile gradualisht (nga presionet e vet asaj, nga detyrat që iu dhanë të huajt, etj) dhe realisht nga viti në vit shihet një tendencë pozitive, e cila ecën formalisht shumë mirë. Nga bashkëpunëtorë, Qeveritë shpesh bëhen partnerë të shoqërisë civile.
Duket sikur kjo skenë është optimiste. Mendoj qe jo. Janë dy tendenca për të cilat dua te flas në këtë shkrim, që e kufizojnë dhe gati e vdesin aktivitetin e shoqërisë civile.
Shteti e konsideron këtë sektor të rëndësishëm për demokracinë e një vendi si një biznes të madh të zakonshëm, që ka detyrime të shumta për t'i dhënë shtetit dhe në kushtet e ftohta të kapitalizmit duhet t'i kryejë me domosdo këto detyrime. Mënyra se si shteti e rrit kontrollin ndaj organizatave jo fitimprurëse, që janë edhe përbërësit më të rëndësishëm të shoqërisë civile, është deri e frikshme. Një rast i tillë është ligji i miratuar më 1 korrik nga Parlamenti për "Inspektimin Financiar publik" që jo vetëm i përfshin OJF-të në inspektimin publik,(jo vetëm për fonde publike, por edhe për ato të huaja të komunitetit europian), por ç'është më e keqja parashikon edhe masa të forta ndëshkuese ndaj tyre. Nuk është e çuditshme se pse u hartua një ligj i tillë. Natyrisht nuk është e lehtë për politikanët shqiptarë të kuptojnë se si duhet të ecë demokracia, ata janë të papërgatitur, tepër të paragjykuar për të tjerët, të palexuar aq sa duhet të marrin vesh se bota e qytetëruar që marrim si shembull i ka evituar këto modele, të kuptojnë se me një shoqëri civile të fuqishme dhe të respektuar nga shteti, politikat e tyre bëhen me afatgjata, më të besueshme dhe më të vërteta. Psikologjia e kontrollit mbi gjithçka është e frikshme për demokracinë tonë të paplotësuar. Ajo që është edhe më e rëndë, është se u evitua takimi dhe diskutimi me vetë shoqërinë civile mbi këtë ligj. Askush nuk e konsultoi dot ligjin paraprakisht dhe kjo është e pafalshme për Parlamentin shqiptar.
Nga ana tjetër, politika vepron mbi shoqërinë civile duke "rekrutuar" individë të saj. Në kushte normale të një vendi demokratik, kjo është një mrekulli, sepse mendohet që individët do të përcjellin eksperiencën e tyre të re nga shoqëria civile në politikë dhe kjo veçse i bën mirë politikës dhe vendit. Por në fakt ndodh e kundërta: partitë i duan të rinjtë për të konsoliduar radhët e militantëve. Ky fenomen dëmton në të njëjtën kohë politikën dhe shoqërinë civile.
Duke kaluar tek e kjo e fundit, duhet thënë se vetë shoqëria civile gjeneron mungesë pavarësie. Shoqëria civile, me pak përjashtime pranon radhën, ritmin e detyruar. Për fat të keq, në këtë sektor të rëndësishëm, nuk është konsoliduar elita e cila, sado e vogël do të mundet të krijojë modelin e duhur për të ndryshuar disi ritmin e dembel të shoqërisë civile. Kjo sjell që faktori i shoqërisë civile nuk mund të luajë rolin e duhur në politikë, politika e mposht, i tregon se ai "mund të vdesë për bukë", pra e terrorizon me frikën e mbijetesës. Mungesa e elitës së shoqërisë civile nuk mund të jetë një mbështetje e mirë dhe e fortë për aktorin e dobët, që sapo la skenën e OJF-ve.
Të tjera ankthe të shoqërisë civile, që e mundojnë atë dhe e lënë të dobët janë mungesa ose zbehja e rolit te donatoreve. Vetë donatorët në Shqipëri ende nuk kanë një strategji të rregullt, ata vijnë e ikin pa e ditur mire dhe pa kuptuar siç duhet psikologjinë dhe historinë aktorëve shqiptarë.
Dhe natyrisht që vendi nuk ka mirë nga i gjithë ky kaos politiko-social ku të gjithë duan të shfrytëzojnë të gjithë për interesa të ngushta.
Shoqëria civile për fat të keq ka zbehur rolin e saj kundërshtues dhe kritik. Ajo duhet t'i shmanget rolit të "të ekzistencës në kushte të emergjencës", duhet ta kuptoje se është dhe do të jetë një anëtar i përhershëm në shoqërinë demokratike shqiptare e t'i bëjë vendin vetes siç duhet ne tavolinën e punës, ku duhet të ulen të gjithë.