Holanda jep 2 milionë euro për “Një OKB” në Shqipëri
Holanda ka deklaruar financimin e saj shtesë prej 2 milionë euro për tre vitet e ardhshme në mbështetje të përpjekjeve për reformë të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Ky kontribut i tretë i Holandës për programin “Një OKB” është pjesë e një marrëveshje globale që gjithashtu, mbështet 7 vendet e tjera pilote përreth globit. Ky kontribut e çon mbështetjen për Shqipërinë në një total prej 3,3 milionë euro, duke e bërë qeverinë holandeze një nga donatorët më të mëdhenj të programit “Një OKB” deri më tani. Marrëveshja u nënshkrua nga Koordinatorja e OKB-së në Shqipëri znj. Gulden Turkoz-Cosslett dhe z.Jeroen Steeghs, Ministër i Plotfuqishëm i Misionit të Holandës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.