E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Opozita po merr kurs destruktiv

 

Zv.kryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto i bëri thirrje opozitës të hyjë në Parlament dhe të mos ndjekë kursin destruktiv, që po i dikton kryetari i saj. “Ne vlerësojmë se axhenda e re e bojkotit dhe e protestave nuk është shprehje e vullnetit të shqiptarëve dhe e detyrimeve e përgjegjësive opozitare të PS-së për të kontribuar në këtë moment historik të procesit të integrimit”, tha Haxhinasto. Ai i bëri thirrje PS-së të dëgjojë zërat që vijnë nga Brukseli. “Të dëgjojë zërat në rritje të Komisionit Evropian, të Olli Rehn, të përfaqësuesve të nderuar të vendeve mike, por edhe të Partisë së Socialistëve Evropiane që i thanë asaj qartazi se “duhet të luajë sipas rregullave të lojës” dhe të kthehet në Parlament”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›