“Hijet e natës” kapin bandën 700 milionëshe, 3 në kërkim
14/12/2009 Bashkëpunim prokurori-polici. Grupi kriminal, terror bizneseve, vidhnin me maska
TIRANE- Një bandë kriminale që specialitetin e saj e kishte në grabitjen e qytetarëve dhe bizneseve të mëdha, është shkatërruar plotësisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit. Nga përllogaritjet e ekspertëve është arritur të provohet se bilanci financiar i organizatës është rreth 700 milionë lekë të vjetra, shifër kjo që mendohet se është vënë si rezultat i aktivitetit kriminal. Shtatë anëtarët e bandës janë arrestuar në flagrancë, ndërkohë që katër të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit. Kanë mjaftuar vetëm dy muaj e gjysmë hetime, që dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Bensik Muçi, të zbulojnë plotësisht mekanizmin e aktivitetit kriminal të këtij grupi, që për afro 9 vite me radhë ishte kthyer në tmerrin e gjithë biznesmenëve shqiptarë. Sapo kanë rënë në gjurmët e personave të dyshuar dy prokurorët urdhëruan agjentët e policisë, ndjekjen në terren të tyre, ndërkohë që në të njëjtën kohë gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit. Pikërisht pasi ishin plotësuar të gjitha kushtet, mëngjesin e dy ditëve më parë rreth orës 05:30, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të hidhet në sulm, duke finalizuar operacionin e koduar me emrin “Hijet e natës”. Fillimisht në prangat e këtij operacioni ranë shtetasit Elton Lika 26 vjeç dhe Taulant Mataj 28 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në qytetin e Durrësit, teksa po tentonin të grabisnin agjencinë e udhëtimeve “Adriatika”. Fill pas kësaj goditjeje, vala e arrestimeve u shtri në kryeqytet ku në prangat e policisë ranë shtetasit Sajmir Kuçi 26 vjeç, Sulejman Bakalli 26 vjeç, Euklid Habili 27 vjeç, Dritan Duka 28 vjeç dhe Admir Burri 31 vjeç, që të gjithë me precedentë penalë të mëparshëm. Aktualisht në listën e policisë janë edhe katër emra, të cilët ende nuk janë arrestuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një kasafortë, dy automjete, të cilat shërbenin për lëvizjen dhe transportin e sendeve të vjedhura, 2 lap top, një sasi prej 4 000 euro, aparate celular dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave. Ndaj 10 anëtarëve të grupit është ngritur akuza e “vjedhjes me armë” me pasojë të rënda, “organizatë kriminale” dhe “kryerjen e veprës penale të formës së grupit të strukturuar kriminal”.
Grabitjet
Më datë 06.12.2009 dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash prej 10 milionë lekësh në ambientet e firmës “Ferlut” në Tiranë.
Më datë 23.10.2009 dyshohen se kanë kryer vjedhjen e ambasadës daneze në Tiranë.
Më datë 28.04.2009 kanë kryer vjedhjen e kasafortës së biznesmenit Ilirjan Cela, ku kanë marrë një shumë prej 600 milionë lekësh.
Kush është prokurori Besnik Muçi
Vendlindja: Pogradec
Banimi: Tiranë
Studimi: Fakulteti Juridik Tiranë
Çështje të hetuara: Ish-ministrin e Financave Anastas Angjeli, ish-ministrin e Rendit Igli Toskën, skandalin e mbikalimit tek “Zogu i Zi”, si dhe shumë çështje të tjera me natyrë trafik droge.
Kush është Anton Martini
Vendlindja: Tropojë
Banimi: Tiranë
Studimi: Fakulteti Juridik Tiranë
Çështje të hetuara: Banda e Durrësit, Banda e Lushnjës, Banda e Cërrikut, Banda e “Qafë Gjashtës”, Banda e Mirditës, Grupi i Dritan Rexhepit, si dhe një sërë çështjesh të tjera me vepra të ndryshme penale.