E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda kalon turin, mposht 1-0 Japonin

Holanda ka mundur Japoninë 1-0 duke siguruar kalimin në turin tjetër të botërorit të Afrikës së Jugut.

Në takimin e vlefshëm për grupin E, tulipanët kanë kaluar në avantazh me anë të Sneijder në minutën e 53-të, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola.

Skuadra aziatike bëri disa përpjekje për të ndryshuar rezultatin, por pa sukses.

Holandezët mbajnë vendin e parë në grup me 6 pikë, të pasuar nga Japonia me 3 dhe Kameruni e Danimarka me nga 0 pikë.

Ndërkohë në mbrëmje do të luhet takimi mes Kamerunit dhe Danimarkës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›