E Diel, 1 Nëntor 2026

Kameruni, në revoltë kundër trajnerit Le Gen

Pakënaqësitë

Pas pakënaqësive të shprehura nga Samuel Eto’o rreth pozicionit ku u aktivizua në sfidën me Japoninë, tashmë është mesfushori Akile Emana ai që kërkon të bëhet zëdhënës për humorin e keq të lojtarëve të Kamerunit. “Veteranët” e skuadrës afrikane duket se nuk janë dakord me strategjitë që po ndjek trajneri francez, Pol Le Gen, gjatë Kupës së Botës 2010. “Gjatë ndeshjeve të mëparshme janë bërë zgjedhje që nuk na duken të përshtatshme: janë aktivizuar shumë lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë presionin. Ndërkohë, lojtarët me eksperiencë janë lënë në stol. I kërkojmë trajnerit të rishikojë vendimet e tij përpara ndeshjes me Danimarkën”, tha Emana.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›