Zidane, sulm Domenekut Çfarë zhgënjimi
Franca
Zinedin Zidan shprehet shumë i zhgënjyer për humbjen e “Blues” ndaj Meksikës. “Jam i zhgënjyer për Francën, sepse skuadra nuk ka pasur as mundësinë për të gjuajtur në portë dhe kjo është pak për të shpresuar për diçka të rëndësishme”, ka shtuar ish-ylli i Realit të Madridi dhe Juventusit. Ish-kapiteni i “Gjelave” ka bërë elozhe për meksikanët: “U përballëm me një kundërshtar të madh, ata luajtën një ndeshje shumë të bukur. Meksika ishte superiore, mbi të gjitha fizikisht”. Në të njëjtën linjë është edhe Franc Bekenbauer: “Franca është zhgënjimi më i madh i turneut”.
#