E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë koreanoverior nuk është zhdukur

FIFA

FIFA ka përgënjeshtruar lajmin se katër lojtarë të Koresë së Veriut ishin zhdukur përpara sfidës me Brazilin, të martën që kaloi. Sipas federatës botërore, ngatërresa ka lindur për shkak të një gabimi në transkriptimin e listës së futbollistëve që iu dorëzua gjyqtarit të ndeshjes. Koreja e Veriut duket se kishte hequr emrat e sulmuesit An çol Hiok, portierit Kim Miong Von dhe mesfushorëve Kim Kiong Il e Pak Sung Hiok, sepse ata ishin të dëmtuar. Ndërkohë, sipas rregullave në listë duhet të përfshihen të 23 lojtarët e grumbulluar, duke specifikuar ata që nuk janë të gatshëm prej dëmtimeve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›