E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon sakrifikohet për të fituar

Portieri i Italisë, kapiteni Gianluigi Buffon ka thënë se është i uritur për sukses në Euro 2012.

Ylli i Juventusit ka dhënë deklarata, të cilat pa dyshim se do të shërbejnë si motivim për futbollistët e Italisë para duelit me kampionin në fuqi, Spanjën, në kuadër të Grupit C të dielën.

“Pas dy vitesh pune ka ardhur koha të marrim pjesë në garën kontinentale, e cila do të ketë rëndësi të madhe për ne. Besoj, shpresoj dhe jam i vendosur të luftoj për trofe. Do t’i sakrifikoja 2-3 vjet jete për t’u shpallur kampion, për të dalë në krye, atje ku të gjithë ëndërrojnë. Dua që sërish të shoh Italinë në festë, të shoh njerëzit që janë krenarë me Kombëtaren e tyre. Kjo do të ishte dhurata më e mirë për këtë fund sezoni”, deklaroi Buffon për mediet italiane.

Buffon i ka falënderuar tifozët për përkrahje.

“Përkrahja juaj do të jetë e domosdoshme për ne dhe është një sinjal i fuqishëm përgjigjeje për të gjithë ata që tentojnë të na ndajnë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›