E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana i rikthehet perforcimeve, per titullin

Aranit Muraci

Tirana nuk eshte dorezuar, ne permbushjen e objektivit final, edhe pas diferences aktuale. Bardheblute dominuan 20 edicionet e fundit dhe kur nuk jane shpallur kampione, kane rivalizuar deri ne fund me ekipet fituese (perjashtim ben sezoni i dy viteve me pare, kur fitoi Dinamo ndaj Partizanit.) Pas javes se 12-te, Tirana e sheh veten po kaq pike larg Dinamos, diference e madhe, por per kampionet ne fuqi duket e rikuperueshme. Historia dhe tradita nuk e lejon Tiranen qe te dorezohet lehte, perkundrazi, lojtaret me eksperience theksojne se kane rivalizuar deri ne javen e fundit, ne cdo sezon. Kjo eshte nje arsye me shume qe drejtuesit bardheblu kane kerkuar qe gara per arritjen e objektivit te vazhdoje, ne mbrojtje te titullit kampion. 24 here kampionet e vendit, ne 21 javet e mbetura, do te tentojne qe te rikuperojne sa me shume pike me Dinamon. Deri ne perfundim te pjeses se pare te ketij edicioni Tirana synon qe te mos lejoje rivalin kryeqytetas, qe te shkeputet me teper se 12 pike. Me tej, ne pjesen e dyte te gares kampionet ne fuqi do te nderhyjne ne merkato, per te sjelle lojtare cilesore, me qellim qe rrisin nivelin e lojes, qe te konkurrojne per t'u ngjitur dhe afruar me kreun, ne pjesen e dyte te ketij edicioni. Burime prane klubit te Tiranes bejne te ditur se jane menduar rreth tre deri ne kater lojtare cilesore, nga nje ne cdo repart, ne muajin janar. Sipas analizes se fundit te stafit drejtues, edhe stoli aktual i ekipi perbehet nga lojtare cilesore, por me kompletimin pas merkatos se janarit do te kerkohet nje ecuri me e mire. Stafi drejtues i ekipit nuk ben te ditur se cilat jane aktualisht nevojat emergjente, pasi sipas tyre, vemendja ne javet e radhes eshte perqendruar te synimi per te marre piket maksimale. Kampionet ne fuqi, me fitoren e fundit qe siguruan ndaj Flamurtarit, treguan se jane skuadra qe dorezohen rralle ne gare, per titullin kampion. Tiranen e drejton nje staf qe perbehet nga ish-lojtare te fundit te ketij ekipi, Alban Tafaj dhe Nevil Dede. Nen drejtimin e tyre, ekipi ka pesuar vetem nje humbje, ne Lac, ku sipas analizes qe i ka bere stafi drejtues, fati nuk ka qene ate dite ne anen e tyre. Loja e Tiranes ka ardhur ne ngritje dhe nga lojtaret e Dinamos, bardheblute dhe jo Besa e Kavajas konsiderohen rivale kryesore, per titullin kampion, ne fund te gares. Me ndeshjen e fundit dhe fitoren 2-0, ndaj Flamurtarit te Vlores, Tirana konfirmoi se do te rivalizoje Dinamon, me javet e metejshme. "Arritem nje fitore, per te cilen ishim pergatitur, madje kemi luajtur si pretendente," - theksoi Alban Tafaj. "Ekipi po njeh rritje ne loje, cka perben nje dukuri pozitive."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›