E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ç’gjuhe flasim?

/* */

Nga:PROF.DR.SHEZI RROKAJ

Çdo debat per gjuhen, peraq kohe sa i sherben gjuhes shqipe dhe shqiptareve ne sfidat e tyre ndaj vetes dhe shoqerise globale, eshte i mirepritur. Mjafton qe ai te zhvishet nga diletantizmi, nga mendesite aksiologjike

...dhe nga paragjykime krahinoriste per t’iu gjegjur shqipes ne prirjet e saj te zhvillimit. Te gjithe e dine tanime se çdo vend i BE-se duhet te kete nje standard te ngulitur dhe te gjithepranuar. Te gjitha vendet e BE-se komunikojne ne nje variant shteteror te formesuar dhe te institucionalizuar. “Gjuha e shtetit” behet gjuha e komunikimit ndershteteror, edhe pse ne

variantin e perkthyer. Ndaj mendoj se çeshtjet e gjuhes shqipe e te standardit te saj duhen pare ne dinamiken e zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe te sfidave te saj te integrimit. As shqipja, as shqiptaret dhe as Shqiperia nuk jane me si para 3-4 dekadash, deri kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Sikunder ka ndodhur, mund te behen diskutime per Kongresin, per çfare u be dhe si u be, per çfare ishte e drejte dhe çfare nuk ishte e drejte, duke e kqyrur nga kendveshtrimi i sotem. E kam thene edhe here te tjera se ky Kongres dhe vendimet e tij, megjithe kritikat qe mund t’i behen, nuk mund te dilte jashte kohes dhe kushteve gjeopolitike te hapesires mbareshqiptare se, si dhe per raste te tjera, dija shkencore nuk mund te dilte e te sfidonte as idealizmin kombetar dhe as pragmatizmin ideologjik. I permbahem pra, mendimit se çdo rishikim i standardit nuk duhet bere nga pozicioni i vendimeve te marra ketu e 40 vite me pare, me synimin per te ndrequr kete apo ate gje, sepse as gjuha, as shqiptaret dhe as Shqiperia nuk jane me te njejtet. Duke qene edhe “gjuhe e shtetit” dhe e institucioneve te tij, per pasojat qe kane keto ndryshime ne tere veprimtarine shteterore, ato duhen bere me konsensus shteteror. Kjo do te thote se perpos nje diskutimi akademik, dhe nje pergjegjesie nderinstitucionale, duhet edhe nje “drite jeshile” nga shteti. Te shqiptaret ky “mandatim” eshte ndershteteror, sepse ndryshimet prekin komunikimin ndershteteror, nderinstitucional, gjithe legjislacionin, shkollen ne teresi, median dhe gjithe pushtetet e tjera ne rang kombetar. Pra, çeshtja e standardit eshte sa pergjegjesi individuale e studiuesve, po aq edhe pergjegjesi e institucioneve qe merren me gjuhen. Por, ne radhe te pare, ajo eshte pergjegjesi e shtetit, i cili e ka “gjuhen” e vet te komunikimit ne tere shtrirjen e tij. Per gjeopolitiken e shqiptareve, kjo pergjegjesi eshte me rendesi te madhe kombetare. Per te harmonizuar keto tri nivele pergjegjesie eshte me e udhes qe metimi mbi shqipen te behet nisur nga kendveshtrimi i rezultateve dhe i ecurise gjuhesore, i kushteve te reja gjeopolitike dhe i sfidave tona te perbashketa kombetare per shekullin e ri. Diletantizmit shkencor, euforise nacionaliste, krenarise dhe egocentrizmit krahinorist duhet t’u veme perballe studime qe mbajne parasysh dinamizmin e gjuhes, duke zbatuar mbi to metodologjine shkencore dhe realizmin gjeopolitik aktual, ne menyre qe te nderpriten eksperimentet ex catedra, qe gelojne ne laboratoret e disa mendjeve, por jo, sigurisht, ne laboratorin e shqipes natyrale. Gjuhetaret as bejne dhe as zhbejne gjuhe. Misioni i tyre eshte studimi i saj shkencor ne gjendjen aktuale dhe ne prirjet e zhvillimit, duke vene ne dukje faktoret e brendshem dhe te jashtem qe ndikojne ne gjuhe. Sot standardi i shqipes eshte shkeputur dukshem nga koineja toske, duke ndjekur rrugen e vet te zhvillimit, por edhe duke u pasuruar nga gjithe areali dialektor i mbare shqipes, kryesisht ai gege. Natyrisht, jane vene ne dukje nga studiuesit disa dukuri, te cilat eventualisht mund te rregullohen, por mendoj se eshte ende heret per te nderhyre ne standard. Nderhyrjet ne standard behen pas periudhash relativisht te gjata. Reformat gjuhesore ndermerren pas studimesh dhe mbajne parasysh prirjet e zhvillimit. Çdo ndryshim eshte nje “kosto” per te arritur njesimin ne teresine e folesve. Levizjet gjeopolitike ne kete pragshekulli e kane vene gjuhen shqipe perballe sfidash me te rendesishme sesa disa rregullime ne fushe te standardit. Gjuha shqipe ka filluar te rrjedhe lirshem ne arteriet e kombit. Nga ana tjeter, ajo po perballet me nje “stuhi” gjuhesore prej gjuheve te tjera, kryesisht anglicizmat. Vete standardi ka ende probleme te medha per t’u ngulitur ne te gjitha trojet. Koha e shkurter per perhapjen e tij, faktoret demografike, shkolla, institucionet e ndryshme, mungesa e nje politike planifikuese gjuhesore ne kushtet e reja, etj., kane ndikuar dhe ndikojne ende ne mosshtrirjen sa dhe si duhet te standardit ne gjithe truallin shqipfoles. Prandaj, shqetesimi kryesor kombetar sot eshte ruajtja e gjuhes nga gjuhet e tjera dhe sidomos ngulitja e standardit ne tere arealin shqipfoles. Futja e ndryshimeve te tjera, ne nje kohe relativisht te shkurter, veç do ta rriste me tej mundin per njesim e do ta shtonte “kakofonine” gjuhesore. Siç do te shprehemi me poshte, kjo çeshtje nuk duhet ngaterruar me dialektet si pasuri gjuhesore kombetare, me njohjen e tyre dhe rolin qe duhet te luaje shkolla ne kete drejtim. Tre jane faktoret me te rendesishem qe ndikojne sot mbi gjuhen standarde shqipe ne marredheniet e saj me gjithegjuhen. Faktori i pare eshte levizja e njeriut bashke me “fjalen” ose, siç mund te thuhet ndryshe, faktori demografik. Shqiptaret po levizin lirshem brenda trojeve tona e, bashke me ta, idete, traditat, fjalet. Per shume arsye, eshte thyer koncepti i enklaves gjuhesore dhe territori si koncept gjeografik nuk sherben me per perkufizimin e dialektit, i cili nen trysnine e shoqerise globale, po hyn ne nje marredhenie sociolekti me standardin dhe gjithegjuhen.
Faktori i dyte eshte ndikimi i medias, vizive e te shkruar. Gradualisht, ky faktor po behet percaktues per fatin e standardit dhe te marredhenieve te tij me gjithegjuhen. Krahas kritikave qe i behen medias si “prishese” e gjuhes, si “konsumatorja” me e madhe e fjaleve dhe strukturave te huaja, sot i duhet njohur edhe nje merite e madhe. Duke qene konsumatorja me e madhe e shoqerise se informacionit, ajo eshte njekohesisht edhe perhapesja me e mire e fjales anekend trojeve tona. Sot per sot, krejt natyrshem dhe jashte çdo lloj censure, roli i saj per afrimin e standardit me gjithe arealin e shqipes eshte nje realtet i prekshem. Media elektronike dhe ajo e shkruar ne teresine e vet po behen modeli i respektimit te nje standardi koherent, duke e bere ate nje proces dinamik, qe ndjek zhvillimin e shoqerise. Prane saj qendron edhe libri, i cili prej kohesh ka dale ne “panairin” kombetar. Gjithe ky gelim i shqipes duhet t’u nenshtrohet studimeve te reja dhe me kendveshtrime bashkekohore perpara se te ndermerren reforma gjuhesore.
Faktori i trete eshte edukimi nepermjet shkolles. Dihet se shkolla permbush detyrimin kryesor per ngulitjen e standardit. Ketu po ndalemi me gjate, duke metuar per t’iu pergjigjur pyetjes se çfare lloj shqipeje mesojne femijet ne shkolle dhe si mund te ndermerren studime te reja ne kete drejtim. Siç jam shprehur edhe ne raste te tjera, nje çeshtje konceptuale e tekstologjise ne drejtim te metodologjise se mesimdhenies per formimin gjuhesor te nxenesve lidhet me dy probleme themelore. Problemi i pare ka te beje me dy objektiva baze: gjuha si dukuri natyrore dhe metagjuha. Ne çfare raporti jane midis tyre dhe si i vijne ne ndihme njera–tjetres? Ndryshe do ta shtronim problemin ne kete menyre: shqiptaret do te mesojne gjuhen shqipe ne variantin shteteror e me gjere, ne radhe te pare, apo do t’u japin me shume rendesi koncepteve shkencore te kesaj dukurie, te cilat, ashtu si dhe per shkenca te tjera, lidhen me metagjuhen. Ky problem eshte trajtuar ne shume forume shkencore por, nga qasja qe u kam bere programeve dhe teksteve, ende nuk ka nje raport te drejte midis ketyre dy koncepteve. Fakt eshte se nuk pervetesohet si duhet standardi ne shkolle dhe femijet kane dije te cekta per gjuhen shqipe ne teresi. Ështe e vertete se persosja e nje standardi dhe pervetesimi i tij ne shkolle eshte edhe nje proces historik dhe kerkon kohen e duhur. Te mos harrojme se ne me pak se kater dekada, shqiptaret po flasin ne nje standard, i cili u vendos ne kushte gjeopolitike qe aspak nuk favorizonin perhapjen dhe njesimin ne mbare trojet shqiptare. Vetem ne dy dekada, gjuha shqipe ne teresi ka filluar te rrjedhe gati natyrshem. Kam mendimin se jo sa dhe si duhet eshte trajtuar kjo çeshtje ne metodologjine tekstore; jo sa dhe si duhet ky binom konceptual, gjuha dhe metagjuha, kane ndjekur rritjen moshore te nxenesve nga klasa ne klase. Te gjithe kane mesuar e mesojne deri ne fund te shkollimit (pa lene menjane edhe ketu mangesite qe verehen) konceptet e kryefjales, kallezuesit, rrethanorit, pjeset e ligjerates, etj., por jo te gjithe flasin shqip, bukur e qarte. Jam i mendimit se ne perputhje me rritjen moshore, duhet te kalohet nga procesi i mesimit te gjuhes tek metagjuha. Para se t’u mesojme shqiptareve metagjuhen, kemi detyrimin t’u mesojme gjuhen ne variantin shteteror dhe ne tere shtrirjen e saj. Ndaj, mendoj se duhen shtuar edhe me shume te gjitha veprimtarite didaktike qe ndikojne ne ngulitjen e standardit dhe ne zgjerimin e pasurise gjuhesore. Por, mbi te gjitha eshte e nevojshme te ndermerren studime psikolinguistike dhe sociolinguistike qe t’i trajtojne keto çeshtje dhe te japin rezultate konkrete, si dhe rekomandime te mbeshtetura shkencerisht per t’i prere rrugen impresionizmit e diletantizmit shkencor dhe, ca me keq, pragmatizmit kaotik. Kjo gje duhet te behet me nje strategji afatgjate, e cila duhet te perfshije gjithe sistemin tone arsimor deri ne universitet, pavaresisht nga dega ku jemi. Nje komb me standard te ri, ende te pashtrire si duhet ne gjithe hapesiren shqipfolese, duhet te shumefishoje perpjekjet, sikunder kane vepruar e veprojne kombe te tjera, edhe pse me standarde gjuhesore me te vjetra e me te ngulitura se ky i yni. Problemi i dyte eshte se çfare duhet te mesojne ne shkolle femijet: vetem standard apo edhe dialektet, variantet dialektore e sociolektet? Natyrisht ne cilesine e gjuhetarit pra, te shkencetarit, nuk mund te them se standardi eshte me i rendesishem se dialekti; nuk eshte me pak apo me shume shqip. Jane dy gjera te ndryshme, njelloj te rendesishme per gjuhen. Por, si kudo ne shoqerite e zhvilluara, ne shkolle mesohet standardi si gjuhe komunikimi, si gjuhe e shtetit dhe e gjithe piramides institucionale shteterore. Nga ana tjeter, kjo nuk do te thote qe te lihet jashte vemendjes se shkolles pjesa tjeter e natyrshme, e perditshme dhe gjenetike e gjuhes, qe eshte dialekti, e folmja, sociolekti, etj. Ne pervetesimin e gjuhes natyrore, nje proces shkollimi i perqendruar vetem tek standardi, duke lene pas dore kete pjese tjeter vitale te gjuhes, kam bindjen se ka shpene ne nje mosnjohje si duhet edhe te vete standardit dhe, nga ana tjeter, ka deformuar deri diku hapesiren perceptuese mbaregjuhesore. Siç theksova me lart, kemi me pak se kater dekada qe jane vendosur rregullat e drejtshkrimit dhe gati dy dekada qe shqiptaret komunikojne lirshem me njeri-tjetrin. Nje ndarje e prere, duke konceptuar nje tekstologji kryesisht te standardit, jo vetem qe demton botekuptimin e femijes, por edhe e mban ate ne nje gjendje hiperkorrektimi, ne nje ankth gjuhesor e ne nje dyshim te perhershem, duke qene i pavendosur nese eshte ne standard apo dialekt. Jam i mendimit se menyra me e mire per te mesuar standardin eshte duke e krahasuar ate me dialektin dhe duke e pasuruar standardin me prurjet e dialektit. Nepermjet kesaj rruge, ne femijeve tane u mesojme gjithe gjuhen, por u tregojme njekohesisht se kur ata duhet te shprehen ne standard e kur ata duhet te qendrojne ne dialekt, por mbi te gjitha nuk kufizojme hapesiren perceptuese gjuhesore, pikerisht ate çfare nxenesi ben nga shkolla deri ne shtepi e pertej saj.
Po e mbyll kete shkrim duke pohuar se te gjithe shqiptaret nuk do te behen gjuhetare, por, te gjithe shqiptaret duhet te flasin shqipen standarde, pa e anashkaluar pjesen tjeter te gjuhes, me te cilen lidhet nje pjese tjeter e perceptimit te botes shqiptare e me gjere. Ndaj mendoj se duhet sa me shume pune konkrete per ngulitjen e standardit, me te cilin lidhet edhe prestigji i shtetit dhe institucioneve. Por kjo ngulitje mund te jete me e efektshme krahas vetedijesimit per dialektin a te folmen, ne krahasim e ne dallim nga njeri-tjetri. Ne kete menyre, ne i qasemi me natyrshem femijes dhe gjithegjuhes se tij, duke i bere me te dallueshme variantet e te folurit ne kontekstet e perdorimit. Ta ruajme gjuhen nga fjalet e huaja te panevojshme dhe ta leme te rrjedhe standardin sa me shume ne arteriet e gjithe kombit, duke studiuar prirjet perthithese te tij. Vete gjithegjuha nje dite do te na mesoje se çfare tjeter do te perzgjidhet per ta pasuruar standardin e saj. Ne ate kohe, edhe mendjet tona do te jene kthjelluar me shume.

Fakultetit Filologjik refuzon  konferencen per standardin

Por, duket se jo te gjithe jane dakord me menyren e organizimit te kesaj konference. Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Prof. dr. Shezai Rrokaj, ne emer te institucionit qe drejton, i ka derguar nje leter drejtorit te Qendres se Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, dhe per dijeni Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Akademise se Shkencave ne Prishtine dhe gjithe universiteteve ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kete leter, Rrokaj shpreh indinjaten per menyren se si kjo konference eshte organizuar. Ai shprehet se institucioni qe ai drejton dhe qe ka ne themel te funksionimit te tij, gjuhen shqipe, nuk eshte ftuar institucionalisht te marre pjese ne kete aktivitet, pjesemarrja e tyre eshte e kufizuar ne nje kohe qe “platforma ne fjale vuan nga nje mendesi qe nuk i sherben aspak bashkepunimit shkencor nderinstitucional per nje çeshtje shume te madhe, siç eshte problemi i gjuhes shqipe”. Rrokaj shpreh rezerva edhe ne lidhje me komisionin qe ka hartuar programin dhe deklaron publikisht se “ne (Fakulteti i Historise dhe Filologjise) nuk jemi institucionalisht pjesemarres ne kete konference”.
Nderkaq, konferenca parashikohet te zgjase tri dite dhe te trajtoje pergjate seancave disa çeshtje qe lidhen me gjuhen standarde shqipe. Marrin pjese ne te gjuhetare dhe studiues nga Shqiperia, Kosova dhe katedra te gjuhes shqipe ne Evrope. Seanca e pare do te jete me se shumti historike, gjate se ciles gjuhetare dhe studiues do te flasin mbi rrugetimin historik te krijimit te gjuhes standarde shqipe, e cila u vendos perfundimisht ne Kongresin Drejtshkrimor te vitit 1972. Seanca e dyte do t’u kushtohet problemeve gramatikore te standardit. Gjate dites se dyte te konferences, gjuhetaret do te diskutojne mbi problemet e drejtshkrimit dhe te pasurimit te standardit me elemente te dialekteve. Do te paraqiten disa problematika qe hasen ne gjuhen standarde dhe domosdoshmeria e pasurimit te saj. Dy dite me pare, nje nga organizatoret e kesaj konference, drejtori i QSA-se, Ardian Marashi, u shpreh per mediat se nuk behet fjale per ndryshime radikale te standardit, por nese gjate konferences do te dalin shume probleme dhe propozime, mund te ngrihet nje strukture e posaçme qe t’i shqyrtoje ato.
Letra
Zotit Ardian Marashi, drejtor i Qendres se Studimeve Albanologjike
Per dijeni:
Ministrit te Arsimit dhe Shkences, zotit Myqerem Tafaj
Akademise se Shkencave te Prishtines; Qendres se Studimeve Albanologjike (Prishtine); Universitetit te Prishtines, Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan; Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder; Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokaster; Universitetit “Fan Noli” Korçe
Te nderuar perfaqesues te institucioneve te mesiperme!
Po Ju drejtohem me kete leter per nje shqetesim te dekanatit te Fakultetit te Historise dhe te Filologjise lidhur me platformen e pergatitur nga Qendra e Studimeve Albanologjike per mbajtjen e nje konference albanologjike ne datat 15, 16 dhe 17 dhjetor 2010. Nuk kemi dijeni nese Ju, te nderuar kolege te Institucioneve te tjera, jeni ftuar per te dhene mendim per pergatitjen e platformes ne fjale, por po ju veme ne dijeni se Fakulteti yne, si njesia kryesore ne shkalle kombetare, qe ka per objekt themelor te punes se vet mesimore e kerkimore gjuhen shqipe, nuk eshte ftuar institucionalisht per te dhene ndihmesen e vet ne hartimin e kesaj platforme, ndryshe nga ç’metohet ne materialin e shperndare. Kete gje e deshmon me qarte edhe fakti tjeter se, ashtu si ne, edhe institucionet e tjera nuk rezultojne te jene te perfaqesuara ne Komisionin organizator.
Ndaj deklarojme institucionalisht se nuk pranojme te na shpallin pa na pyetur dhe sa per forme bashkepjesemarres ne nje konference, organizimi i se ciles deshmon nje mungese te dukshme korrektese dhe transparence, sidomos kur eshte fjala per te marre vendime per gjuhen amtare. Sikunder edhe institucioneve te mesiperme, edhe neve na eshte kufizuar pjesemarrja me nje numer te caktuar kumtuesish dhe, per me teper, komunikimet kane qene individuale dhe kompetenca e perzgjedhjes se kumtimeve eshte lene ne vullnetin e nje komisioni te njeanshem. Pa i paragjykuar emrat e perveçem qe jane ne perberje te ketij komisioni, ne i shohim keto parapercaktime si shkelje te etikes se komunikimit nderinstitucional dhe si te tilla qe bien ndesh me praktiken normale te organizimit te veprimtarive te tilla mbarekombetare dhe te komunikimit mes institucioneve homologe. Nga ana tjeter, veme re se platforma ne fjale vuan nga nje mendesi qe nuk i sherben aspak bashkepunimit shkencor nderinstitucional per nje çeshtje shume te madhe, siç eshte problemi i gjuhes shqipe. Siç lihet te kuptohet ne platforme, eshte e papranueshme ne etiken e sotme shkencore qe te kerkohen pozicionime shkencore. Ështe e papranueshme t’u kerkohet shkencetareve qe te gjykojne “pa pasione te ndezura”, “ne nje prizem thjesht shkencor”, apo “per te ndermarre politika gjuhesore te guximshme”. Ështe e papranueshme qe nje autoriteti shkencor t’i kerkohet paraprakisht nje permbledhje e punimit me 150 fjale e deri te pohime pak etike per nje institucion shkencor, si: “Verejme se disa nga dukurite dhe problemet e shumellojshme qe jane bere te pranishme mbas Kongresit te Drejtshkrimit kane terhequr me shume vemendjen e publikut sesa te gjuhetareve, nderkohe qe situata e sotme gjuhesore nuk e toleron me kete komoditet”, kur dihet se vete ky institucion shkencor e ka per detyre kete pune. Per me teper, ne kete platforme ka mjaft formulime qe shprehin mendesi te tejkaluara ideologjikisht dhe shkencerisht.  Kjo fryme e shprehur ne platforme nuk ka asgje te re nga platformat e vitit 1992, 1997 dhe se fundmi 2002. Nga ana tjeter, veme re se eshte menjanuar ne kete konference Keshilli Nderakademik i perbere prej 17 gjuhetaresh nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, te Kosoves, si dhe personalitete te tjera nga universitetet shqiptare e diaspora. Ne keto kushte, deklarojme publikisht se ne nuk jemi institucionalisht pjesemarres ne kete konference. Nderkohe, shkencetaret tane nuk pengohen ne vullnetin e tyre te lire.

Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise
Prof. dr. Shezai Rrokaj
Tirane, me 16.10.2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›