E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë – Danimarkë (18:00)

Holanda dhe Danimarka takohen për të dytën herë radhazi në gara të mëdha dhe ekipi i Bert van Marwijkit shpreson të përsërisë suksesin e vitit 2010 në Kampionatin Botëror.

Mathijsen nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim dhe vendin e tij pritet ta zë Wilfred Bouma përpara Ron Vlaar, që ka më shumë përvojë në garat ndërkombëtare. Ndërsa Van Persie do të luajë para Klaas-Jan Huntelaarit si i vetëm në sulm në formacioni 4-2-3-1.

Danimarka do të jetë e kompletuar në këtë takim me Nicklas Bendtnerin, i cili do të luajë në sulm dhe yllin e Ajaxit, Christian Eriksen mbrapa tij. Këto dy skuadra deri tash janë takuar 31 herë me Holandën, që ka bilanc më të mirë prej 12 fitoreve, 10 barazimeve dhe 8 disfatave.

Formacionet e mundshme:

Holanda: Stekelenburg, Van der Wiel, Heitinga, Bouma, Willems, De Jong, Van Bommel, Robben, Sneijder, Afellay, Van Persie

Danimarka: Andersen, Jacobsen, Kjaer, Agger, S Poulsen, Zimling, Kvist

Rommedahl, Eriksen, Krohn-Dehli,Bendtner

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›