Rusia kryeson Grupin A, shkatërron Çekinë

Rusia e ka shkatërruar Republikën e Çekisë në sfidën e dytë të Grupit A, në ndeshjen e zhvilluar në Wroclaw dhe e cila përfundoi me rezultat 4-1. Për dallim nga ndeshja e hapëse, kjo përballje ishte më dinamike me më shumë raste shënimi dhe me më shumë gola, kryesisht e dominuar nga Rusia.
Pas një aksioni të bukur të nisur nga krahu, nga devijimi i Cech shfrytëzoi Dzagoev i cili realizoi golin e parë (15`). Roman Shirokov me një gol të bukur nga afërsia e dyfishoi epërsinë e rusëve që ishte dhe rezultati i pjesës së parë (21`).
Në pjesën e dytë Vaclav Pilar ngushtoi epërsinë nga afërsia (52`) për 2-1, por në fund dilemën e përfundoi Pavlyuchenko.
Së pari sulmuesi i Lokomotivës së Moskës asistoi për Dzagoev (79`), ndërsa në fund shënoi vet (82`) për rezultatin përfundimtar 4-1.
Me këtë fitore në Grupin A lidere është Rusia, teksa përcjell të parë janë Greqia dhe Polonia që pas barazimit kanë nga një pikë. Çekia është pa pikë.