Tifozët rusë, ‘gratis’ në Euro

Tifozë të shumtë rusë do të kenë mundësi që pa pagesë të udhëtojnë për të përcjellë ndeshjet e Kombëtares së tyre në Poloni, ka njoftuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Kreu i Rusisë ka arritur marrëveshje me aviokompanitë Aeroflot dhe Transair, të cilat do t’u mundësojnë mijëra tifozëve rusë udhëtim pa pagesë për në Poloni.
Nga e enjtja ka filluar ardhja e tifozëve rusë, bëhet fjalë për përkrahës të skuadrave nga Moska, Lokomotiva, Dinamo dhe Torpedo, kurse të tjerët kanë mbërritur në mbrëmje, pak para fillimit të ndeshjes me Republikën çeke.
Nga Varshava, tifozët rusë janë nisur për në Wroclaw ku u zhvillua dueli.
Udhëtimi pa pagesë vlen vetëm për tri ndeshjet që Rusia do t’i zhvillojë në fazën e grupeve në kuadër të Grupit A, ku përveç Republikës çeke për kundërshtarë ka edhe Greqinë dhe Poloninë.