Kryeministri polak kunder racizmit gjate EURO 2012

Një shqetësimi të madh, kreu i qeverisë iu përgjigj me një veprim të veçantë dhe domethënës. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk drekoi me deputetin e vetëm me ngjyrë të parlamentit polak, Xhon Godson, madje në shtëpinë e këtij të fundit. Mediat e huaja përcollën shqetësim lidhur me racizmin në Poloni, por vetë Godson tregohet pozitiv.
“Zonja dhe zotërinj, thjesht dua që të reagoj për një deklaratë e bërë nga BBC dhe dua të them se Polonia është një vend shumë mikpritës. Kam 19 vjet që jetoj në Poloni, jam anëtar parlamenti këtu dhe dua t’iu siguroj se nuk kam gjetur asnjë vend më mikpritës, edhe pse kam qenë në 35 vende të botës. Ju ftoj në Poloni dhe nuk do të pendoheni”-deklaroi Godson.
Kryeministri Tusk flet në po këtë linjë dhe beson se nuk do të ketë asnjë problem për të huajt në vendin e tij.
“Jam i sigurt se futbollistët, aktivistët, gazetarët dhe politikanët që kanë ardhur në Poloni nga vendet e tjera, do të impresionohen nga mikpritja jonë. Edhe pse ka gjëra që ende nuk funksionojnë siç duhet. Në takimin me Xhon Godsonin erdha nga autostrada e re dhe jam i lumtur për atë që kemi bërë. Miqtë thonë se janë të kënaqur në Poloni dhe ky është vlerësimi më i lartë për ne. Ftoj të gjithë britanikët. Ne do ta kalojmë me sukses testin e mikpritjes”.- u shpreh Tusk
E vërteta është se Polonia ka pasur probleme me racizmin dhe huliganizmin gjatë vitit të kaluar dhe ka qenë e detytuar të merrte masa, madje ngjarje të papëlqyeshme ndodhën edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.