Gjermani – Portugali (20:45)

Gjermania për këtë takim pritet të jetë e kompletuar, përfshirë këtu edhe Bastian Schweinsteigerin, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit miqësore. Lahm do të fillojë në anën e majtë, ndërsa Boateng preferohet nga Low në anën e djathtë para Lars Benderit.
Po ashtu edhe Portugalia për këtë takim do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Pereira do luajë në të djathtë në vend të Miguel Lopez, ndërsa Helger Postiga preferohet në sulm para Hugo Almeidas. Këto dy kombëtare deri tanë janë takuar 17 herë dhe Gjermania ka bilanc shumë më të mirë, pasi ka shënuar tetë fitore, ka barazuar pesë herë dhe është mposhtur vetëm tri herë.
Formacionet e mundshme:
Gjermania: Neuer, Boateng, Mertesacker, Badstuber, Lahm, Khedira, Schweinsteiger, Muller, Ozil, Podolski, Klose
Portugalia: Rui Patricio, Pereira, Pepe, Alves, Coentrao. Meireles, Veloso, Moutinho
Nani, Postiga, Ronaldo