Nis ne Varshave Kampionati Europian i Futbollit

Starton në Varshavë të Polonisë kampionati Europian i Futbullit. Ceremoni e hapjes zhvillohet në Stadiumin Kombëtar të kryeqytetit polak, përpara ndeshjes së parë të kampionatit europian mes Polonisë dhe Greqisë.
Spektakli zgjat 12 minuta dhe është një përzierje e traditës me modernen, me synim për të gërshetuar sportin dhe kulturën. Kjo ceremoni i përket të parit turne futbolli që zhvillohet në Europën Lindore, ndërsa promovon edhe vlerat kryesore të UEFA-s që janë Uniteti, Rivaliteti dhe Pasioni.
Koncepti i kësaj ceremonie u krijua nga Marko Baliç, drejtori krijues dhe producenti ekzekutiv i kompanisë italiane "Film Master Events".
Marko Baliç nuk është i ri në botën e sportit pasi ka krijuar edhe ceremoninë hapëse dhe mbyllëse në Lojrat Olimpike Dimërore në Torino në 2006 dhe po ashtu ka qenë producent i ceremonisë së inaugurimit të stadiumit "Donbas Arena" në Ukrainë.
Në piano është një mjeshtër hungarez i muzikës klasike, i quajtur Gjorgji Adam, që do të luajë një nga Etydet e Shopenit si pjesë e ceremonisë, i cili është tepër i lidhur me futbollin pasi ka qenë lojtar i ekipit kombëtar të futbollit në sallë të Hungarisë, ndërsa vazhdon të jetë tifoz si dhe praktikant i lojës më të bukur në botë.
Më shumë se 800 vullnetarë nga 63 vende të botës marrin pjesë në pjesët masive koreografike të ceremonisë, ndërsa më shumë se 150 milionë telespektatorë pritet të ndjekin spektaklin si dhe ndeshjen hapëse të kampionatit europian mes Polonisë dhe Greqisë.
Në stadium janë 58 000 tifozë që do të kenë mundësi të ndjekin ceremoninë dhe ndeshjen që fillon pas saj, pra në orën 18:00. Do të jenë 75 anëtarë të Korit Akademik të Universitetit të Varshavës që do të këndojnë himnet e dy skuadrave dhe do të drejtohen nga maestro Irina Bogdanoviç.
Kampionati europian zhvillohet nga dita e sotme, 8 qershor, deri më 1 korrik në Ukrainë dhe Poloni. Ndeshja e parë është pikërisht Poloni-Greqi, në stadiumin kombëtar të Varshavës, ndërsa ndeshja finale do të luhet në stadiumin e Kievit, kryeqyteti i Ukrainës më 1 korrik.
Janë 16 skuadra që marrin pjesë në këtë turne, të ndara në 4 grupe. Dy skuadrat më të mira të çdo grupi do të kalojnë në çerekfinale dhe më tej ndeshjet do të jenë me eleminim direkt.
Si favoritë për fitoren finale parashikohen Spanja dhe Gjermania dhe pas tyre vijnë Holanda e Franca. Spanja është kampione e Europës në fuqi, pasi fitoi titullin 4 vjet më parë, pikërisht në finalen ndaj Gjermanisë.
Përtej entuziazmit dhe emocioneve që ka krijuar ky kampionat, që do të jetë i 14-ti në Europë, nuk kanë munguar edhe problemet dhe shqetësimet.
Polemikat janë krijuar kryesisht nga burgosja dhe trajtimi në burg i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, dhe disa nga liderët politikë të vendeve të Europës kanë deklaruar se do ta bojkotojnë këtë turne.
Po ashtu, në Poloni dhe Ukrainë, ekziston frika nga sjelljet raciste të tifozëve vendas, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, bëri një gjest demonstrativ duke drekuar në shtëpinë e deputetit të parë me ngjyrë në historinë e Polonisë, Xhon Godson. Ky i fundit është një nigerian që ka jetuar në Poloni në 20 vitet e fundit.
Një shqetësim tjetër vjen nga huliganizmi, pra sjellja e dhunshme e tifozëve, e cila ka qenë e pranishme edhe në Poloni, edhe në Ukrainë.