Holandë; Arrestohet Panajot Papa, bashkëpunëtori i Rizait në arratisje
Policia holandeze vuri në pranga Panajot Papën, shqiptarin e akuzuar se ka dhënë ndihmë në arratisjen spektakolare me helikopter nga burgu i Koridhalosit të grekut Vasilis Paleokostas dhe shqiptarit Alket Rizai në vitin 2006. Ruth Gorisen e zyrës publike të prokurorisë së Amsterdamit tha se Panajot Papa është arrestuar dhe është në pritje të ekstradimit të tij në Greqi. Papa dyshohet se është përfshirë në arratisjen e 2006-s nga burgu i Paleokostasit dhe Alket Rizait të dënuar për vrasje. Pas arratisjes, policia greke arriti t’i arrestonte, por Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas arritën sërish të arratiseshin, sërish nga burgu i Koridhalosit, sërish me helikopter e në të njëjtën mënyrë.