E Diel, 1 Nëntor 2026

Holande/ PSV Ajnd-hoven fiton thellesisht 6-1 ndaj Groningenit

Kemi të bëjmë me një ndeshje që nis e përfundon me gol, që nga hyrja e skuadrave në fushën e lojës deri në vërshëllimën përmbyllëse të gjyqtarit. PSV Ajndhoven shkatërroi pa mëshirë Groningenin në stadiumin “Filips” duke e mundur 6-1, në një festival të vërtetë golash.
PSV e nisi këtë festival me golin e Kevin Strotmanit që në minutën e 15-të, duke shmangur edhe portierin.

Më tej, në minutën e 30-të, Mertens shënoi direkt nga goditja e dënimit duke dyfishuar epërsinë për të ardhur tek goli i tretë vetëm 6 minuta më vonë.
Zakaria Labjad përfitoi nga dobësia në mbrojtje e Groningenit për të shënuar.

Me të nisur pjesa e dytë, PSV realizoi edhe golin e katërt me autor Vejnaldum madje që në minutën e 47-të.

Ky gol sikur zgjoi Groningenin i cili një minutë më vonë shëoi golin e vetëm të tij në këtë ndeshje kur Niklas Pedersen tundi rrjetën vendase.
Në minutën e 55-të u bashkuan 3 pesa, pasi Ajndhoven shënoi golin e 5-të këtë herë me anë të Tim Matavz, me asist të Vejnaldumit.

Goli i fundit u shënua në 72’ kur finlandezi Ola Toivonen e shënoi edhe ai emrin e tij në listën e shënuesve. Në 20 minutat e fundit nuk ndodhi asgjë dhe PSV ka tani 31 pikë, 3 më pak se Alkmar, që nuk e ka luajtur ndeshjen e saj. Në pretendime mbetet edhe Tvente që ka 26 pikë dhe luan sot ndaj Viteses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›