E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shota e Haklajve" kerkon azil politik

Artan Cena

Zylfie Haklaj duket se do ndjeke te vellane, Hamdiun, pasi dje ka kerkuar azil politik ne Suedi, ndersa eshte njohur dhe me masen e arrestit deri ne shpalljen e vendimit per kerkesen e ekstradimit nga drejtesia shqiptare. Gjykata e distriktit te Boras, ka shqyrtuar dje ceshtjen e "Shotes se Haklajve", 45-vjecares se arrestuar kater dite me pare. Ajo eshte akuzuar dhe denuar me 25 vjet heqje lirie per vrasjen e dy personave ne Bajram Curri, ne vitin 2002, qe, sipas saj, kishte marre hakun e vellezerve te vrare, ndersa u gjykua ne mungese. Gjate seances se djeshme, mesohet se Haklaj ka kerkuar azil politik, duke e motivuar denimin e saj si politik dhe se ne Shqiperi i rrezikohej jeta. Nderkaq qe gjykata e Boras, ka degjuar dje palet dhe nuk ka vendosur ende per masen e sigurise ndaj 45-vjecares nga Tropoja, emri i se ciles ndodhej ne 10 me te kerkuarit e policise shqiptare.

Gjate seances gjyqesore te zhvilluar dje, prokurori i Boras, Peter Larson, eshte shprehur se "kerkesa e policise shqiptare per ekstradimin e te arrestuares duhet te vertetohet dhe te argumentohet". Ai tha se kjo pritet te provohet ditet e ardhshme, qe denimi i 45-vjecares nuk eshte ndikuar nga faktore politike, pavaresisht krimit te bere gjashte vite me pare ne Tropoje. Keto rregulla e ligje i permban Kodi Penal suedez dhe pritet te kryhen verifikime. Ne lidhje me kerkesen e Zylfije Haklaj per azilin politik ne shtetin suedez, mbetet ne dore te gjykates, e cila do te jape vendimin per kerkesen e ekstradimit ditet e ardhshme. Pika me e forte, ku mbeshtet kerkesen e saj vajza e Haklajve eshte fakti se ne rast kthimi ne vendin e saj i rrezikohet jeta.

Policia e Shtetit dhe ajo suedeze njoftuan kater dite me pare arrestimin e Zylfije Haklaj, 45 vjece, nga Tropoja, e shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje te dyfishte dhe dy plagosje. Ajo u kap ne afersi te qytetit te Goteborgut, ne zonen e quajtur Boras, si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me autoritetet suedeze. Haklaj shpeshhere maskohej si mashkull dhe perdorte emra sllave, kurse ne momentin e ndalimit mbante dokumente si nje djale serb. Haklaj eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana, pasi prokuroria e rrethit Gjyqesor Tropoje, regjistroi ne ngarkim te saj procedimin penal numer 38, date 2 prill 2002, per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Nga hetimet rezulton se me 2 prill 2002, ne nje lokal te qytetit te Tropojes, ka vrare me arme zjarri, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani, si dhe ka plagosur Izet Dushajn dhe Hysen Byberin. Nderkaq qe Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, me vendimin numer 98, date 16 korrik 2004, ka caktuar ndaj saj masen e sigurise "arrest me burg" dhe dy jave me pare e denoi me 25 vjet burg.

Hamdi Haklaj, si fitoi azilin dy muaj me pare

Dy muaj me pare, vellai i madh i te shumekerkuares, Zylfie Haklaj, Hamdiu, ka fituar te drejten qe te qendroje ne Suedi dhe te mbrohet nga ky shtet pas azilit te dhene nga gjykata. Argumenti ishte se ne Shqiperi 60-vjecarit te arrestuar vitin e kaluar i rrezikohej jeta dhe se ishte gjykuar politikisht per vrasjen e kryer ne vitin 1993. Autoritetet e Zyres se Marredhenieve me Jashte dhe Ekstradimeve, si dhe ato te Interpol Tiranes, thane se kane "kopsitur" mire dosjen e Zylfie Haklajt, per te mos pesuar nje tjeter deshtim, sikurse dhe me Hamdi Haklajn, qe perfitoi azil ne Suedi. Brenda ketyre diteve, zyra e ekstradimeve pritet t'i dorezoje autoriteteve suedeze edhe kerkesen per ekstradimin e 45-vjecares, nje nder me te kerkuarat nga drejtesia shqiptare, si dhe dokumentacione shtese per Interpolin e ketij vendi. Sipas mediave suedeze, fisi Haklaj gjendet i vendosur ne Goteborg prej disa vitesh dhe jane 13 anetare qe kane fituar statusin e azilantit, perfshi edhe kryefamiljarin, Muharrem Haklaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›