E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë,një burrë sulmon në kafene,një i vdekur, tri të plagosur

Një holandez ka hapur zjarr në një kafene të Roterdamit, duke gdhirë dita e shtunë, duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur, përpara se të ndalohej në vendin e ngjarjes nga policia. I dyshuari, një burrë 44 vjeç kishte zhvilluar debate me disa persona në një kafene gjatë "një mbrëmje talentesh", ku pjesëmarrësit mund të interpretojnë këngë të ndryshme. "Atëherë ai doli nga kafeneja në kërkim të ndihmës, por u kthye i armatosur dhe hapi zjarr brenda lokalit, duke plagosur një person. Më pas i dyshuari doli jashtë duke vrarë një burrë 46 vjeç dhe duke plagosur tre të tjerë që po përpiqeshin të largoheshin nga kafeneja", u shpreh një zyrtar i policisë holandeze. Të gjitha viktimat ishin holandezë me banim në Roterdam. Tre të plagosurit u shtruan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›