E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande-Danimarke gati per sfiden

Do të jetë ndeshja Holandë-Danimarkë ajo që do të hapë Grupin B të Euro 2012, që cilësohet edhe si më I vështiri I aktivitetit. Trajneri Bert Van Marvijk kërkon ta nisë aventurën menjëherë me fitore, pavarësisht se grupi I “tulipanëve” është kompletuar vetëm në ditët e fundit, pasi skuadra ka lojtarë që aktivizohen në pesë turne, që përfundojnë në periudha të ndryshme.

Gjithsesi, nënkampionët e botës synojnë ta nisin sa më mirë aventurën, edhe sepse objektivi është kurora kontinentale. Holanda do ta bazojë forcën mbi të gjitha te potenciali ofensiv, për të çarë murin danez, edhe pse duhet kujdes maksimal.

“Të dyja skuadrat kanë thuajse të njëjtin stil loje dhe e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Shumë prej lojtarëve danezë luajnë në Holandë, ndërsa janë aktivizuar edhe në Itali, Angli e Gjermani, kjo nuk duhet nënvlerësuar. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, megjithatë luajmë për të fituar”.

Në anën tjetër, trajneri Morten Olsen ka deklaruar se Danimarkës I nevojitet shumë fat që të marrë rezultat pozitiv kundër “portokallinjve”.

“Do të më pëlqente të isha në vendin e holandezëve, pasi le të jemi realistë, ata janë favoritë për të fituar. Ata vijnë në këtë aktivitet si nënkampionë të botës dhe kanë një skuadër më cilësore. Gjithashtu e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gjermaninë dhe Portugalinë kur të luajnë kundër nesh.”

Holanda dhe Danimarka do të luajnë në Kharkiv në orën 18:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›