E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani lopa Orakull

Tifozët portugezë kanë rënë në dashuri me një lopë gjermane e cila ka parashikuar se skuadra e drejtuar nga Paulo Bento do të fitojë në sfidën kundër Gjermanisë, e para në Grupin B të Euro 2012 për dy skuadrat.

Në një fermë kafshësh në qytezën bavarezë Degendorf, në veri-lindje të Mynihut u organizua një aktivitet special, ku lopa “Ivon” kishte shansin të zgjidhte ndërmjet dy ushqimeve, ku njëra ishte e dekoruar me flamurin gjerman dhe tjetra me atë portugez.

Për zhgënjimin e tifozëve gjermanë, Ivon zgjodhi të hante aty ku ndodhej flamuri I Portugalisë. Lopa u bë e famshme ndërkombëtarisht gjatë verës së kaluar, kur shmangu kërkimet me helikopter, i shpëtoi armës së gjuetarëve dhe jetoi për afro tre muaj në arrati së bashku me viçin e saj.

Ivon ishte arratisur nga një fermë pranë qytetit bavarez të Muehldorf në maj të vitit 2011, ndërsa ajo ishte vënë në “listën e më të kërkuarve”, pasi kishte kaluar si vetëtimë përpara një makine të policisë.

Autoritetet e qytezës e kishin cilësuar në atë periudhë sit ë rrezikshme lopën, e cila nuk iu tremb kontaktit të afërt me automjetin e policisë dhe kishin dhënë leje që të qëllohej.

Por, punëtorët e fermës kishin arritur ta gjenin kafshën përpara gjuetarëve dhe tashmë, lopa e pagëzuar me emrin Ivon, është një prej orakullve të shumtë që qarkullojnë për Euro 2012, pas një elefanti, një urithi apo edhe një derrkuci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›