Barcelone prostitutat kundershtojne ligjin e ri
Në Spanjë prostitutat e indinjuara kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër planeve të bashkisë së qytetit për të ndaluar prostitucionin në rrugë. Papunësia në vendin e goditur nga kriza ekonomike ka arritur në 23 për qind dhe prdstitutat këmbëngulin se kjo është e vetmja mënyrë që ato të mbijetojnë. Këto gar thonë që policia ia bën jetën shumë të vështirë dhe me aprovimin e ligjit më të fundit do të jetë edhe më e vështirë për të mbajtur familjen. Por pavarësiht krizës duket se prostitucioni këtë vit në Barcelonë ka shënuar fitimet e tij më të mëdha. Një pronare klubi nate thotë se po fitojnë cdo vit e më shumë, por kjo sepse ato kanë ofruar më shumë, janë përshtatur me krizën ekonomike dhe kanë ditur të bëjnë për vete më shumë klientë. Nuk ka një numër zyrtarë për prostitutat në Spanjë, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, profesioni më I vjetër në botë është shumë popullor këtu, duke e renditur Spanjën në vendin e dytë në rang ndërkombëtar pas Hollandës.