E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat nuk shkollohen, ekstremistët helmojnë ujin e shkollës

Ekstremistët ultrakonservatorë janë akuzuar për helmimin e ujit të pijshëm në një shkollë të mesme në veri të Afganistanit, duke sëmurur rëndë më shumë se 150 vajza të reja. Studentet në provincën veriore të Kunduzit kishin marrje mendsh, rrëzoheshin dhe villnin dhe disa prej tyre ishin në gjendje kritike, pasi radikalët, të cilët janë shprehur kategorikisht kundër edukimit të femrave, mund të jenë përgjegjës për këtë sulm, thuhet në njoftimin e Ministrisë afgane të Arsimit. Jemi 100 për qind të sigurt se uji që ato kanë pirë, ishte i helmuar. Kjo është vepër e atyre që janë kundër edukimit të vajzave apo ndonjë individi të papërgjegjshëm, tha Jan Mohamad Nabizada, zëdhënës i departamentit të edukimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›