E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia liron disa prej të akuzuarve të Monstrës

Nga arrestimet e policisë maqedonase

Maqedoni, dy të rinj shqiptarë shpallen në kërkim nga Interpoli.

Në orët e para të së enjtes ka përfunduar marrja në pyetje e të arrestuarve gjatë aksionit policor Monstra, ndërkohë që janë liruar disa prej personave të grupit. Mes personave të lënë të lirë, janë 4 gra të reja dhe një e moshuar. Një masë arresti prej 30 ditësh u vendos në gjykatë për pesë nga të arrestuarit, për të cilët policia dyshon se kanë qenë të përfshirë direkt në vrasjen në liqenin e Smilkovës dhe janë të dyshuar për terrorizëm. Tre prej tyre pritet që të transferohen në burgun e Manastirit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur persona në kërkim nga Interpoli, me kërkesë të Policisë maqedonase. Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar një kërkesë Ministrisë homologe të Kosovës për të kapur dy të akuzuarit nga Shkupi, që supozohet se janë pjesë e grupit që kreu vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill. Kërkesa e bërë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, drejtuar homologut në Kosovë, Bajram Rexhepi, mban emrat e dy personave të shpallur në kërkim, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Njësitet speciale të Policisë kanë kryer një operacion kontrolli në zonën e quajtur Karadaku i Shkupit, në kufi me Kosovën, në Brezë, në kërkim të personave të arratisur. 27-vjeçari Alil Demiri, nga lagja Haraçinë në Shkup dhe 32-vjeçari Afrim Islamoviq, nga lagja Hasanbeg, dyshohet se janë arratisur në Kosovë. Kështu thonë në Gjykatën Themelore të Shkupit, e cila Alilit dhe Afrimit tashmë u ka vendosur në mungesë nga 30 ditë paraburgim, duke i ngarkuar për vrasjen e pesëfishtë, ku po ashtu dyshohet se ka marrë pjesë edhe vëllai i 32-vjeçarit, Agim Islamoviq. Sipas aktvendimit të Gjykatës Penale, e cila tashmë ka bërë gati dosjen paraprake, Alil Demiri  dyshohet se ka qëlluar me pistoletë drejt katër adoleshentëve maqedonas dhe burrit 45-vjeçar, ndërsa vëllezërit Ismailoviq kanë përdorur automatikë. Ata janë larguar nga vendngjarja me veturën Opel Omega, të ndihmuar nga Fejzi Aziri, 54-vjeçar nga Shutka dhe nga Rami Sejdiut nga Haraçina, duke kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën. Sipas të dhënave zyrtare, me ndihmën e Interpolit, do të bëhen përpjekje të zbardhet vendi në Kosovë, ku besohet se fshihen dy të rinjtë, të cilët edhe më parë kanë qenë të njohur për organet e rendit. I arrestuari i vetëm që akuzohet se ka qëlluar drejt pesë viktimave, është duke u mbrojtur në heshtje. Megjithëse kemi prova me të cilat mund të konfirmojmë se Agimi nuk ka lidhje me vrasjen, ai para gjykatësit hetues u mbrojt me heshtje. Për momentin, nuk është mirë të prezantohen provat, por gjatë vazhdimit të procedurës, do të përpiqemi ti hedhim poshtë akuzat e Policisë, tha avokati Naser Raufi.

Mediat, pa profesionalizëm
Përpara se policia të merrte në pyetje të arrestuarit, titujt bombastikë dhe etiketimet e shfrenuara për tri ditë me radhë kanë pushtuar faqet e para të mediave të shkruara dhe kanalet televizive në gjuhën maqedonase. Sipas gjyqit mediatik, grupi i 20 të arrestuarve ishin terroristë, autorë krimi, mostra, islamikë radikalë etj. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, pohon se kjo nuk është hera e parë që mediat raportojnë me një mungesë të theksuar profesionalizmi, duke mos i shërbyer jo vetëm opinionit, por edhe duke i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike. Ne jemi ende shumë larg kur gjykata do të marrë vendim të caktuar, dhe për këtë arsye jam i mendimit se mediat nuk duhet që të shndërrohen në instrumente propagande, në rastin konkret të MPB-së, për të bindur opinionin se personat e arrestuar janë autorë të krimit. Për çdo shoqëri demokratike, ata persona deri tani janë vetëm të dyshuar dhe media duhet të orientohen nga fakti sesa janë të besueshme dëshmitë materiale që disponon MPB-ja për padinë që ka ngritur kundër tyre, dhe jo ta marrin si të mirëqenë faktin se ato janë fajtorë e media të marrë të drejtën ti shpallë fajtorë. Mendoj se kemi të bëjmë me një sjellje krejtësisht joprofesionale, dhe kjo nuk është hera e parë, tha Selmani.

Reagim nga SHBA
Ambasada e SHBA-ve në Shkup ende nuk është njohur me dëshmitë për personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smilkovcit, ka deklaruar ambasadori amerikan, Poll Uolers. Në botë ka ngjarje terroriste, dhe ne vetë ishim viktima të terrorizmit, dhe e di se kjo çështje këtu kuptohet seriozisht. Duhet të presim, ta shohim gjykimin dhe dëshmitë, tha Uolers, i pyetur nëse Maqedonia po përballet me rrezikun nga islamikët radikalë. E ndajmë sinqerisht dhimbjen me familjet e viktimave. E ndjekim nga afër procesin, arrestimet dhe hetimin, do ta ndjekim edhe procedurën gjyqësore. E rëndësishme është që sistemi juridik të veprojë sipas rregullave dhe ligjeve, që qytetarët të kenë besim se janë dënuar personat e vërtetë, tha ambasadori Uolers.

Feride Bilalli: Orët e tmerrit me policët maqedonas

Rrëfimi i shqiptares 60-vjeçare: Më arrestuan si terroriste islamike
Më arrestuan 30 policë në orën katër të mëngjesit

Feride Bilalli

Arrestimi i Feride Bilallit ka ndodhur në mënyrë spektakolare. Mbi 30 policë në orën katër të mëngjesit i kanë bastisur shtëpinë, ku ajo flinte së bashku me nusen dhe mbesën 3vjeçare. Asnjë mashkull në shtëpi, djemtë e saj janë në mërgim në Belgjikë dhe Zvicër, prej rreth 15 vitesh. Gruaja 60-vjeçare ishte një prej të arrestuarve si radikalë islamikë dhe autorë të vrasjes së pesë shtetasve maqedonas, të po së njëjtës kombësi, në fshatin Smilkovc, afër Shkupit. Ndërsa nusja shtatzënë, nga tmerri i kontrollit të befasishëm në mes të natës u shtrua në spital, dhe mbesa trevjeçare e Ferides është akoma e terrorizuar nga policët që i kishin bërë lëmsh shtëpinë e tyre, 60-vjeçarja ishte e vetmja e kësaj familjeje që u dërgua në rajonin e policisë, e rrethuar nga 30 policë. Tmerri që përjetova unë, mos i ndodhtë askujt, thotë nënë Feridja pasi u vendos që ajo do të mbrohet në liri. Feride Bilalli, nga fshati Hotël i komunës së Likovës, është njëra prej grupit të 20 personave të arrestuar gjatë operacionit Monstra. E dyshuar për terrorizëm, ajo është liruar nga policia pas 24 orësh, por ende nuk ka arritur ta mbledhë veten nga traumat psikike dhe shëndeti që iu përkeqësua gjatë qëndrimit në birucë. Feridja është e vetmja nga grupi i personave të arrestuar që nuk u vu re të kalonte para Gjykatës në Shkup.
Isha tepër e lodhur dhe mezi merrja frymë. Kur e panë policët se smund të lëvizja, më futën brenda Gjykatës me xhip, ndërsa deri lart në sallë, më mbajtën në duar, sepse smë mbanin këmbët. Dhe të frikësuar se mos po u ndodh bumerang nga gjendja në të cilën isha, më fshehën nga familjarët dhe nga ju, gazetarët. Rrëfimin e saj të trishtë, Feridja e nis me lutjen që të gjenden vrasësit e vërtetë dhe faji të mos i montohet dikujt që është i pafajshëm. Tmerrin që e përjetova unë, mos i ndodhtë askujt, rrëfen gruaja që kurrë nuk i kishte shkuar në mendje që ndonjëherë do të akuzohet për vrasje ose bashkëpunim në vrasje për një krim të pesëfishtë. Më morën në orën 4 të mëngjesit me 30 policë, e trishtuan mbesën 3-vjeçe, ndërsa nusen e djalit tim, e cila është shtatzënë, nga tmer

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›