E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande në Afganistan

Presidenti i sapozgjedhur francez, François Hollande, ka aterruar të premten në Afganistan, ku do të qëndrojë për një vizitë të paparalajmëruar.

Të premten Hollande u takua me pjesëtarët e forcave franceze, të dislokuar atje.

Pritet që presidenti Hollande të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij afgan, Hamid Karzai.

Ndryshe, vizita e Hollande erdhi menjëherë pas njoftimit që presidenti francez e bëri gjatë samitit të NATO’, në Chicago, kur aleatëve ua bëri të ditur se forcat franceze do të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të këtij viti. Përkundër tërheqjes së forcave, trajnuesit francezë do të vazhdojnë të operojnë në kuadër të forcave të ISAF.

Në samitin e mbajtur para këtij në Chicago, shtetet e tjera anëtare të NATO’s u pajtuan që të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, duke lënë atje vetëm disa forca trajnuese për nevoja të ushtrisë afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›