E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia në vend të Greqisë

Sipas gazetës amerikane ‘The Wall Street Journal’, Turqia duhet të zë vendin e Greqisë në Eurozonë.

Gazeta nënvizon se, në rast se Greqisë do t’i kërkohet që ta braktisë Eurozonën, atëherë Turqia do të mund të zinte vendin e saj.

Madje, sipas gazetës, kjo ide është tejet tërheqëse shikuar nga plani teorik.

"Evropa ka nevojë për rritje, e jo vetëm për shkurtime. Për më tepër, tashmë dihet se Greqia nuk po ecën në drejtim të duhur në raport me mundësitë për krijimin e një rritjeje ekonomike, për dallim nga Turqia, e cila po shënon rritje të konsiderueshme ekonomike", thuhet në komentin e ‘The Wall Street Journal’, derisa përkujtohet se vitin e kaluar në Turqi është shënuar një rritje ekonomike prej 11 përqind, përderisa në shumë shtetet anëtare të BE’së ka pasur krizë financiare dhe rënie ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›