E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mursi dhe Shafiq në raundin e dytë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt do përballen kandidati i 'Vëllazërisë Myslimane', Mohammed Mursi, dhe kryeministri i fundit i ish-presidentit, Hosni Moubarak, Ahmad Shafiq.

"Sipas shifrave që i disponojmë, do të jetë edhe një raund i dytë zgjedhor ndërmjet Mohammed Mursi dhe Ahmad Shafiq”, thuhet në njoftimin e Vëllazërisë Myslimane, të publikuar të premten në web-faqen zyrtare të saj. Njoftimi është bërë duke u bazuar në numërimin e 90 përqind të votave.

Autoritetet zgjedhore ndërkaq njoftuan se rezultatet e para zyrtare nuk pritet të publikohen para të dielës.

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt u mbajtën një vit pas rënies së presidentit Mubarak - në shkurt të vitit 2011- të cilës i paraprinë protestat masive kundër regjimit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›