E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplas 63-vjeçarin, largohet

Një 63-vjeçar është plagosur rëndë në një aksident në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Shën Koll, në afërsi të kishës, ku një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin Muharrem Dedja, 63 vjeç, me banim në Elbasan. Pas aksidentit, automjeti është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, i lënduari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia po punon për identifikimin e mjetit të aksidentit dhe kapjen e autorit. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›