Rumani, publikohet lista e qeverisë së re
BUKURESHT- Kryeministri rumun, Emil Boc, i ngarkuar nga presidenti, Traian Basescu për të formuar qeverinë e re, njoftoi sot listën e ekipit të tij të përbërë nga anëtarë të Partisë Demokrate Liberale (PDL), të Partisë së Minoritetit hungarez(UDMR) dhe të pavarur. Qeveria e re përbëhet nga 17 anëtarë duke përfshirë kryeministrin Emil Boc dhe zëvendëskryeministren, Bela Marko anëtare e UDMR, Partia e Minoritetit hungarez që përbëhet nga 1,4 milionë persona. Nga 15 ministra të propozuar, gjashtë prej tyre kanë qenë pjesë e ekzekutivit të mëparshëm, ndërkohë që nëntë janë të prurje të reja. Mes ministrave të zgjedhur për të drejtuar sërish figurojnë ai i Ekonomisë, Adriean Videanu, i Drejtësisë, Catalin Predoiu dhe ai i Brendshëm, Vasile Blaga. Ambasadori rumun në Francë, Theodor Baconschi u emërua si ministër i Puëve të Jashtme ndërkohë që Gabriel Opreas, aktualisht senator i pavarur, i është besuar portofoli i Mbrojtjes. Ekspert ne BE, Mihai Dumitru është propozuar për Ministrinë e Bujqësisë. UDMR-ja do të marrë portofolet e Kulturës, Mjedisit dhe Shëndetësisë. (e.n/BalkanWeb)