E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama terhiqet per imunitetin: E votojme pa kushte Qamil Xhani



Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka bere nje hap pas ne lidhje me miratimin e heqjes se imunitetit per zyrtaret. Rama u shpreh dje se PS-ja do te votoje heqjen e tij pa kushte. “Ne vitin e sapombyllur politik, Partia Socialiste ka bere, per hir te marrjes se statutit te vendit kandidat dhe per hir te mos deshtimit me turp per here te trete, aq sa asnje force politike nuk ka bere ne keto 20 vite dhe aq me teper pastaj ne opozite. E kemi bere me vetedije te plote, aq me teper duke marre dhe kosto politike te dites. Aq me teper qe varianti per heqjen e imunitetit eshte varianti i propozuar nga ne”, - u shpreh dje kreu i PS-se ne nje interviste ne “Vizion Plus”. Vendimi i Rames per te hequr dore nga kushtezimi i PS per votimin e imunitetit, me miratimin me pare te paketes se propozimeve per reformen ne drejtesi, vjen nje dite pas apelit te nderkombetareve. Dy dite me pare, zyrtare te BE-se deklaruan se Partia Socialiste duhet te votoje heqjen e imunitetit per t’i dhene nje mundesi marrjes se statusit te vendit kandidat ne muajin tetor. Kreu i Grupit te socialisteve dhe demokrateve te Parlamentit Europian, Hannes Svoboda dhe kreu i delegacionit te Europes Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan, kerkuan nga opozita miratimin e heqjes se imunitetit. Nderkohe qe me pare, Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do te jepte votat per heqjen e imunitetit pa miratuar me pare reformen ne drejtesi. Lidhur me kete pakete propozimesh te PS-se, Rama u shpreh se opozita nuk eshte suprizuar nga qendrimi i mazhorances. “Nderkohe qe nuk ka asnje surprize ne menyre aspak etike sesi pala tjeter e trajtoi dhe e qesendisi paketen tone per nje reforme kushtetuese ne drejtesi”, - u shpreh dje Rama. Kryesocialisti Rama ka theksuar se PS-ja do te luaje rolin e saj per t’i dhene vendit mundesine e avancimit ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Rama ka shtuar se per ceshtjen e paketes kushtetuese PS kerkon vetem diskutim. “Eshte e domosdoshme qe Shqiperia ta beje kete hap perpara eshte e domosdoshme te mos mbetet per here te trete ne provimin e vjeshtes. Me voten pro imunitetit, pas ezaurimit dhe diskutimit per paketen kushtetuese, kjo konsiderohet e plotesuar edhe me ndonje element tjeter. Nderkohe qe per sa i perket atyre qe kane te bejne me qeverisjen, shqiptaret i shohin vete sesa “shume jane plotesuar” prioritetet per luften kunder krimit dhe korrupsionit, per pronat, per administraten publike e keshtu me radhe”, - u shpreh dje Rama. Nga ana tjeter, Rama ka folur dhe per organizimin e opozites per zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ekonomia do te jete nje nga fushat kryesore te programit opozitar. “Ekonomia do te jete ne fokusin e vemendjes dhe gjithe rrugetimit tone deri ne fitoren e qershorit, sepse ne fund te fundit eshte produkti baze i qeverisjes dhe sot shqiptaret jetojne ende me keq se kater vite me pare nga pikepamja e ekonomise se tyre familjare, ashtu si kunder ekonomia kombetare vuan, madje lengon ne nje krize shume te rende”, - u shpreh dje Rama. Duke folur per risite e strategjise se PS-se, Rama u shpreh se PS-ja do te fokusohet tek menyra sesi do te ndryshoje situaten ne vend. “Shqiptaret nuk e kane te veshtire te konstatoje keqqeverisjen, sepse gjithcka flet per jete te veshtiresuar ekonomikisht dhe te renduar nga pikepamja sociale, por duhet te tregojme sesi duhet te rilindim ekonomine dhe te riperterijme demokracine”, - u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›