Viktor Tsoi, një hero i kohës sonë
Tsoi ka një domethënie të madhe për rininë ruse dhe kombin rus,
më shumë se çdo politikan, yll kinemaje, apo shkrimtar, sepse ai kurrë nuk gënjeu dhe kurrë s‘e shiti veten te të tjerët. Ai ishte dhe mbeti dri në fund vetvetja. Është e pamundur të mos i besoje… Tsoi është i vetmi roker, imazhi i të cilit nuk pati ndryshim nga ai i jetës së tij të përditshme. Jetoi ashtu siç e përshkruante jetën në këngët e tij… Tsoi është heroi i fundit i muzikës rok
Biografi
Viktor Robertovich Tsoi (21.07.1962 - 15.08.1990) ishte një artist i famshëm rus dhe udhëheqësi i grupit rok "Kino". Tsoi lindi në Leningrad (sot Shën Petersburgu), nga një nënë ruse dhe një baba korean. Ai mbetet pionieri i rokut rus, muzika e të cilit pati një jehonë dhe ndikim të padiskutueshëm në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ky ndikim vazhdon edhe në ditët e sotme.
Ishte Tsoi, i cili me këngët e tij i bëri thirrje rinisë ruse të marrë frenat në dorë dhe të kërkojë ndryshime brenda vendit për të zgjidhur problemet që e kishin vënë vendin përfund.
Jeta e hershme
Nëna e Tsoi-t, Valentina Vasilyevna, ishte një mësuese, ndërsa babai i tij, Robert Maximovich, ishte një inxhinier. Tsoi filloi të shkruante këngë në moshën 17-vjeçare. Këngët e tij të hershme flisnin për jetën në rrugët e Leningradit, për dashurinë dhe për miqësinë. Shumë personazhe të këngëve të tij ishin djem të rinj, me mundësi të pakta, të cilët përpiqeshin shumë për të mbijetuar në ato kushte të vështira. Gjatë kësaj kohe, muzika rok ishte një lëvizje e fshehtë e kufizuar, sidomos në Leningrad. Ishin yjet e popit ata që kishin më shumë publicitet në media. Ndërsa muzika rok nuk ishte edhe aq e populluar, për shkak se qeveria ruse nuk e mbështeste atë. Në vitin 1974, Tsoi u regjistrua në Akademinë Artistike të Serovit (Serov Artistic Academy), por u përjashtua prej saj në moshën 18-vjeçare, gjoja për nota të ulëta; megjithëse në atë kohë ai merrej shumë me muzikën rok dhe kjo mund të kishte ndikuar në rënien e tij në studime. Në këtë kohë, Tsoi filloi të luante nëpër mbrëmje të ndryshme argëtimi këngët që i kishte shkruar vetë. Gjatë njërës prej këtyre shfaqjeve, ai u vu re nga Boris Grebenshchikov, një anëtar i grupit rok, "Aquarium". Grebenshchikov e mori Tsoi-n në "krahët e tij" dhe e ndihmoi të krijonte grupin e vet. Kështu filloi karriera muzikore e Tsoi-t në muzikën rok.
"Klubi Rok" i Leningradit ishte një ndër vendet e pakta publike ku grupet rok lejoheshin të luanin. Më 1982-shin, Tsoi bëri debutimin e parë në Koncertin e Parë Vjetor të Muzikës Rok. Tekstet e këngëve të Tsoi-t, të përshkruara nga një frymë e re, impresionuan turmat e spektatorëve. Ai donte të eksperimentonte me tekstet e këngëve dhe muzikën, me qëllim që të arrinte diçka krijuese, jo të dëgjuar më parë. Tsoi ia arriti qëllimit. Pas këtij koncerti ai rekrutoi muzikantë të tjerë dhe formoi grupin "Kino", që në rusisht do të thotë kinema.
Albumi i parë
"Kino" nxori albumin e parë më 1982-shin. Ai u quajt "45". Ky album tregoi tendencën e Tsoi-t për t‘iu afruar temave politike në këngët e tij, diçka që jo shumë artistë kishin arritur ta bënin. Në këngën e tij, "Treni Elektrik Suburban", Tsoi trajtoi rastin e një njeriu që kishte mbetur në një tren dhe ky i fundit e çonte atë atje ku ai nuk donte. Kjo padyshim ishte një metaforë për jetën në Bashkimin Sovjetik në atë kohë. Shpejt kjo këngë u ndalua nga regjimi. Pavarësisht nga kjo, mesazhi politik që transmetoi kjo këngë e bëri Tsoi-n dhe grupin e tij idhujt e shumë të rinjve rusë.
Më 1982-shin, Tsoi takon Marianën dhe martohet më të tre vjet më vonë. Nga kjo martesë, do të lindte Alexandër (Sasha) më 26 gusht të 1985-ës.
Ndërkohë "Kino" vazhdon të shfaqë bindjet e tij politike në këngët e tij. Në koncertin e dytë rok të Leningradit, grupi fiton me këngën "I Declare My Home… a nuclear free-zone" (E deklaroj shtëpinë time një zonë të pastër nga radioaktiviteti). Popullariteti i këngës u rrit edhe më shumë nga lufta në Afganistan që po zhvillohej në atë kohë dhe që po vriste mijëra qytetarë rusë.
Epoka e Gorbaçovit
"Kino" tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen e duhur me ardhjen e Mikhail Gorbaçovit më 1985-ën. Reformat e tij sociale dhe ekonomike, sidomos Glasnost dhe Perestroika, nxorën në pah problemet e vendit dhe lejuan diskutimin e tyre të lirë në shtyp. Ishte viti 1986, kur Tsoi nxori këngën "I Want Changes!". Kënga i bënte thirrje brezit të ri rus të kërkonte ndryshime brenda sistemit aktual. Kjo frymë karakterizoi edhe albumin e shtatë të grupit "Blood Type", që e transformoi Tsoi-n në një hero në sytë e të rinjve rusë.
Megjithëse, një yll tashmë, Tsoi bënte një jetë të thjeshtë. Ai e mbajti punën e tij të vjetër, atë të mekanikut në një kompleks apartamentesh, një fakt që i çuditi shumë njerëzit. Tsoi tha se i pëlqente kjo punë, e cila i duhej për të mbështetur grupin e tij, përderisa nuk merrte shumë fonde. Fitimet nga albumet e tij ishin të pakta, meqenëse ato kopjoheshin dhe shpërndaheshin kudo në vend falas. Kjo e bëri Tsoi-n edhe më popullor midis njerëzve, sepse ai tregoi se ishte një njeri me këmbë në tokë dhe mund të mbështeteshin tek ai. Ora më e bukur e grupit "Kino" erdhi në vitin 1990, kur ata interpretuan një koncert në stadiumin "Luzhniki" të Moskës. Rreth 62000 fansa mbushën stadiumin për të festuar triumfin e grupit më të suksesshëm të rokut.
Vdekja e Tsoi-t
Ndërsa gjendej në Latvia, më 14 gusht 1990, Tsoi mbaroi incizimin e albumit tjetër të "Kino"-s. Ai supozohej të udhëtonte për në Leningrad, por rrugës makina e tij përplaset me një autobus dhe Tsoi vdes. Më 17 gusht, një nga gazetat më të mëdha ruse, "Komsomolskaya Pravda", shkruan për Tsoi-n: "Tsoi do të thotë shumë për rininë ruse dhe kombin rus, më shumë se çdo politikan, yll kinemaje apo shkrimtar. Sepse ai kurrë nuk gënjeu dhe kurrë s‘e shiti veten e tij dhe të tjerët. Ai ishte dhe do të mbesë vetvetja. Është e pamundur të mos i besosh atij… Tsoi është i vetmi roker, imazhi i të cilit nuk pati ndryshim nga ai i jetës së përditshme. Ai jetoi ashtu siç e përshkruante jetën në këngët e tij… Tsoi është heroi i fundit i muzikës rok".
Në krahinën Arbat të Moskës gjendet një mur, i cili quhet "Muri i Tsoi"-t, ku fansat kujtojnë heroin e tyre. Megjithëse ai ka vdekur, Tsoi jeton ende në mendjet e shumë të rinjve rusë.